Samiti i 6 dhjetorit/ Kryemadhi shigjeton ndërkombëtarët: E lejuan Ramën të kapë drejtësinë…

Samiti i 6 dhjetorit/ Kryemadhi shigjeton ndërkombëtarët: E lejuan Ramën të kapë drejtësinë…

12:14, 01/12/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur për protestën e parashikuar me 6 dhjetor në Tiranë.4/07:55

Kryemadhi u shpreh se atë ditë nuk do të jetë prezente për shkak të një vizite në Bruksel por qe gjithsesi sipas saj është e domosdoshme në një moment të tillë që forcat politike, mediat, shoqëria civile t’i tregojë Europës se çfarë realisht po ndodh në Shqipëri.

Ajo fajësoi aleatët ndërkombëtare që sipas saj kanë lejuar kryeministrin e vendit Edi Rama të “kapë” sistemin e drejtësisë.

“Unë do jem në Bruksel, është shumë e rëndësishme që të gjitha forcat politike, gazetarët dhe sshoqëria civile që mbahet me paratë e shtetit të artikulojnë atë që po ndodh vërtet në Shqipëri. Instalimi i diktaturës dhe krimit nga qeveria, sot kemi një SPAK qe kërcënohet për Inceneratorët, paguajmë 29 euro tonin e mbetjeve pa incinerator dhe dëgjojmë njoftime qesharake për ekspertiza të mbetjeve, kemi disa lëvizje me të vërtet qesharake të drejtësisë që bën fajtorë partnerët tanë që lejuan Ramën ta kapë sistemin e drejtësisë. Unë mendoj që protesta është paqësore, është për t’u treguar Ramës dhe segmenteve që kanë sponsorizoruar atë se shumica e shqiptarëve aspirojnë BE-në dhe po cenohet media e lirë këtu, për të devijuar editorialin e saj, këtu është një shtet autokratik që është një kopje e shëmtuar e diktatorëve në rënie e sipër”-përfundoi Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco