Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Salianji i kthehet Ramës: Fole si gomaricë e eksituar

Salianji i kthehet Ramës: Fole si gomaricë e eksituar

15:48, 24/11/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama për aferën e Portit të Durrësit, ku sipas tij ‘i eksituar për atë që shihte, pëlliste me të madhe dhe i drejtohej kujtdo që është armik’.

Sipas Salianjit, zanafilla e këtij projekti ka qenë kohë më parë, pikërisht në darkën e Nusretit.

Salianji: Ky jeton në luks të ndërtuar mbi vjedhjen dhe plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë. Jeton në supervila të ndërtuar në kurriz të qytetarëve. Merr miliona euro salltanete që dalin nga qytetarët shqiptarë. Vepra e Konicës ishin librat, ndërsa veprat e këtyre prapa janë PPP-të, kanabiosit. NDarja e Shqiopërisë në plaçkë për 5 veta.

Me një staturë të caktuar, u bë ujë nga helmi, siç kishte helm ndaj opozitës, nuk u përmbajt. E patë se çfarë gëzimi kishte që po kalonte kjo aferë. E kishte zellin siç e tha, si një gomaricë që po shihte përpara një mrekulli.

I eksituar për atë që shihte, pëlliste me të madhe dhe i drejtohej kujtdo që është armik. E tha pak më parë kolegu, që në Shqipëri nga diskutimet lindin nga tavolinat. Ndërkohë që ne përpiqemi me rrugë institucionale, edhe kjo aferë e Portit të Durrësit nisi nga një diskutim nga një tavolinë, nga tavolina e Nusretit. Ku gjithë qeveria nisi të negocionte dhe t’i ofronte Shqipërinë një investitori. Zanafilla e këtij projekti ka qenë kohë më parë, pikërisht në darkën e Nusretit. Aty është shitur porti i Durrësit. Nëse është një investitor kaq serioz, pse nuk bëhet si kudo? Pse nuk bëhet në territory tjetër kjo në jug.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco