VIDEO/ Eksperti: Porti i Durrësit nuk do të ndërtohet nga Alabbar

23:41, 18/11/2022
A+ Aa A-

Gazetari dhe eksperti i çështjeve ekonomike, Bardhi Sejdarasi thotë se Porti i Durrësit nuk do të ndërtohet nga biznesmeni arab, Mohamed Alabbar. 

Ai tha në Çim Peka Live se kompania që do të zbatojë projektin është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri dhe që zotëron 33% të investimit. 

Bardhi Sejdarasi: Nuk ndërtohet nga Alabbar. Ka një akt themelimi të një shoqërie të regjistruar në Shqipëri, ADSC është pala shqiptare dhe Eagle Hill është pjesa e Alabbar. Marrëveshja mes dy shteteve zgjidhi ccështjen e marrëveshjes më pas që u miratua në Parlament, u zgjidh që do të marrë pjesë me shprehje interesi kjo kompani dhe nuk do të ketë kompani tjetër që mund të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë. Marrëveshja teknike është zgjidhur për herë të parë në 1 prill 2021, mbledhja e komitetit të përbashkët në Dubai. Në 12 gusht 2021 Agjencia e Planifikimit të Territorit miraton planin e vendosjes. Në 23 gusht bashkia vendos planin. Në 15 nëntor, përfaqësuesi i kësaj shoqërie, kompania që ka themeluar Alabbar, por është ndërkohë kompania që ka parashikuar qeveria shqiptare që do të jetë pjesë e këtij realizimi të projektit. Kompania shqiptare ADSC zotëron 33% të investimit. Problemi është, cili është kapitali fillestar? 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco