Lutfi Haziri në Syri Tv: Qeveria 'Kurti' dëmtoi raportet me ndërkombëtarët

20:37, 18/11/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë për Syri TV, nënkryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka prishur raportet me ndërkombëtarët për shkak të situatës në veri të vendit. Nga ana tjetër Haziri ka theksuar dhe njëherë se LDK nuk mbështet asnjë nsimë jashtë procesit të Berlinit, duke ju referuar Open Balkan. 

Syri Tv

Dialogu Kosovë-Serbi është në një udhëkryq të rrezikshëm sipas nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Haziri në një intervistë për Syri Televizion me gazetaren Albionë Zhitia nga Prishtina, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka koordinim me aleatët perëndimor dhe se situata aktuale është përshkallzim i mos dialogut me përfaqësuesit serb.

"Tani po shihet që raporti i ri që është në pjesën veriore të Kosovës ka sjellë një raport të ri të Kosovës me aleatët e Bashkimit Europian dhe SHBA-së. I gjithë fokusi është në normalizimin e situatës në veriun e Kosovës". 

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK

Haziri nuk ka lënë pa komentuar edhe planin franko-gjerman, ku sipas tij është bazë e mirë për negocim drejt marrëveshjes finale.

"Plani ka detajet e saj dhe është një bazë e mirë për tu ulur në tavolinë". 

Lutfi Haziri

I pyetur për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai tha se Rama duhet të jetë më pranë Kosovës se sa Vuçicit.

"Rama e di shumë mirë që roli dhe qëndrimi i ynë është i qartë dhe iniciativat jashtë procesit të Berlinit për LDK do të vazhdojnë të jenë të pa mbështetur dhe ky qëndrim i është konfirmuar në të gjitha takimet zyrtare dhe jo zyrtare". 

Lutfi Haziri

Në intervistën për Syri Tv, Nënkryetari i LDK u ndal kryesisht tek çështja e targave e cila ka rindezur tensionet me Serbinë.

Serbia kundërshton prerazi planin me 3 pika për riregjistrimin e targave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco