VIDEO-SYRI TV/ Mashtrimet publike të kryeministrit Edi Rama

19:50, 18/11/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është bërë protagonist i nje sërë mashtrimesh publike nga të cilat është tërhequr vetëm kur është kapur gafil nga mediat, opinion publik apo kundërshtarët e tij politik. Materiali në vazhdim do t'ju njohë me disa nga mashtrimet më flagrante të Kryeministrit, që nga dhuna e pretenduar e policisë spanjolle mbi qytetarët, dënimi me 3 vite burg në Zvicër për abuzuesit me gradacionin e kondicionerëve, “Manhatani i Zagrebit” e deri tek justifikimet për dërgimin në riedukim të gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta.

Syri Tv

Këtë të premte kryeministri Edi Rama doli dy herë bllof, fillimisht me të ashtuquajturin projekt të suksesshëm të Muhamed Al Abar në Zagreb e pastaj me justifikimin qesharak për dërgimin në riedukim 2 mujor të gazetares së Syri Televizion, Ambrozia Meta.

Por rastet e sotme nuk janë të shkëputura nga një seri mashtrimesh publike të Edi Ramës, nga të cilat kryeministri tërhiqet vetëm kur kapet gafil nga mediat, opinion publik apo kundërshtarët e tij politik.

Në mars të vitit 2020, kur bota ishte në panik nga një armik deri atëherë i panjohur, Covid 19, për të justifikuar masat e tij drakoniane të izolimit ndaj qytetarëve, kryeministri Rama postoi të llogarinë e tij në Facebook një video ku tregonte se "çfarë i kishte gjetur spanjollët që nuk zbatonin rregullat e vendosura për të menaxhuar krizën e krijuar nga koronavirusi".

Bashkë me videon që ai thoshte se ishte bërë në Spanjë dhe tregonte veprime të një dhune ekstreme të policisë ndaj qytetarëve që kishin thyer karantinen, Rama shkruante se po e postonte videon që ta shihnin të gjithë ata që do shkonin të bënin pazare “nga e hëna e deri në fund të luftës.”

Gjithsesi, rezultoi se videoja nuk ishte bërë në Spanjë por në Algjeri dhe nuk kishte asnje lidhje me koronavirusin, por ishte një protestë anti-qeveritare.

I kapur në flagrancë, kryeministri, u justifikua menjëherë me anë të një tjetër reagimi në Facebook.

"Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”! E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria! Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”. 

Edi Rama

Publikimi i videos çoi për pak edhe në një përplasje diplomatike me Mbretërinë e Spanjës, ambasadori i së cilës në Tiranë, Vicente Canelles, reagoi duke thënë ndër të tjera se i vinte shumë keq që janë shpërndarë disa imazhe që nuk kanë të bëjnë fare me Spanjën.

Në shtator të këtij viti, në një dalje për situatën energjetike, kryeministri lëshoi edhe deklaratën tjetër shokuese, e cila kësaj radhe kishte lidhje me Zvicrën.

"Me ligj që ka vënë Zvicra, 3 vjet burg, burg në Zvicër".

Edi  Rama

Deklarata e Ramës për burgosjen e njerëzve që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë u shpërnda menjëherë edhe nga ministrat e tij. Belinda Balluku nuk ngurroi ta përcillte kërcënimin e shefit të saj edhe para fëmijëve të një shkolle.

Por ashtu si në rastin e videos spanjolle edhe kjo rezultoi në një blof të madh. Një nga mediat në vend e verifikoi deklaratën e Ramës me qeverinë zvicerane e cila e mohoi kategorikisht një vendim të tillë. Pas publikimit të përgënjeshtrimit Rama u tërhoq, duke fajësuar për këtë mediat nga Zvicra.

Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane. Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane.

Edi Rama

Nje dite me pare, duke u përpjekur të mbronte aferen e portit te durresit, Rama solli si shembull suksesin e projektit te Alabbar në Zagreb.

“Eagle Hills” kompania e Mohamed El Alabar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”,

Por edhe ky postim rezultoi në një mashtrim te madh publik pasi brenda pak orësh u mësua se projekti i Zagrebit u rrëzua pasi qytetarët u ngritën në protesta, duke akuzuar kryebashkiakun e Zagrebit se po i fal pronën publike kompanisë së Alabbar. I kapur gafil si zakonisht Rama u tërhoq, por të paktën kësaj radhe fajësoi veten që nuk kishte kontrolluar siç duhej.

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoi ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!

Edi Rama

Jo më larg se sot partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë referuan edhe rastin e gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta, e cila në mënyrë të paprecedentë u çua në riedukim 2 mujor nga kryeministri Edi Rama për shkak të pyetjeve të saj.

"Ti e humbet sot, në këtë moment, të drejtën e përgjigjeve të mija për 60 ditët në vijim. Kalon në riedukim".

Edi Rama

Por edhe për këtë episod kryeministri Rama kishte mashtruar përfaqësuesit e platformës.

Rastet e sipërpërmendura dëshmojnë mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës, një përzierje mes mashtrimit, lajthitjes dhe abuzimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco