Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

VIDEO-SYRI TV/ Prezantohet raporti i organizatave ndërkombëtare: Media në Shqipëri po aq keq sa edhe Turqia

19:31, 18/11/2022
A+ Aa A-

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve kanë arritur në përfundimin se situata e medias në Shqipëri është po aq keq sa në Turqi. Sipas këtij raporti, liria e medias në Shqipëri në 3 vitet e fundit ka njohur vetëm përkeqësim, duke evidentuar se me një situatë të tillë, Shqipëria nuk mund të integrohet kurrë në Bashkimin Europian. Të pyetur për rastin e Ambrozia Metës, e cila rregullisht cenohet nga kryeministri për shkak të pyetjeve të saj, vetë shefi i qeverisë e ka cilësuar një shaka vendimin e tij për ta përjashtuar gazetaren e SYRI TV për 2 muaj nga mundësia për të bërë pyetje

SYRI TV

Me këtë liri të medias, Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian. Ky ishte konkluzioni i raportit të Prezantuar në Tiranë nga Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve, të cilët theksuan se situata në Shqipëri është po aq keq sa edhe në Turqi. Sipas raportit, liria e medias është përkeqësuar në 3 vitet e fundit për shkak të presionit të politikës dhe qeverisë.

Më tej anëtarët e Organizatës pranë Këshillit të Europës akuzuan kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence dhe presion ndaj gazetarëve.

Një tjetër çështje e evidentuar në Konferencën për Prezantimin e Raportit, ishte edhe rasti i përjashtimit të gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta, nga kryeministri Edi Rama.

Por për këtë episod organizatorët e raportit treguan se e kishin pyetur konkretisht kryeministrin Edi Rama, por nga ai kishin marrë si përgjigje një gënjeshtër. Kryeministri u kishte pohuar se këtë sjellje e kishte bërë për humor, por e vërteta është krejt ndryshe, pasi gazetarja Meta nuk u lejua për 60 ditë t’i drejtonte pyetje kryeministrit Rama.

E në fund, Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve, siguruan kryeministrin Edi Rama se do të kthehen sërish në vendin tonë për të diskutuar mbi lirinë që vitet e fundit po njeh veç përkeqësim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco