‘E kuptoj kthimin e Berishës’/ Ish-ambasadori i SHBA: Duhet opozitë e fortë ndaj qeverisë së Ramës

‘E kuptoj kthimin e Berishës’/ Ish-ambasadori i SHBA: Duhet opozitë e fortë ndaj qeverisë së Ramës

19:28, 18/11/2022
A+ Aa A-

‘Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë  në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive’.

Kështu u shpreh ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu në një intervistë për Euronews Albania.

Ish-diplomati deklaroi se Shqipëria, aktualisht ka nevojë për një opozitë të fortë ndaj qeverisë.

Sipas tij, nëse kryedemokrati, Sali Berisha do të zgjidhet si një alternativë, kjo është diçka që e vendosin qytetarët shqiptarë dhe jo ndërkombëtarët.

 ‘Në Shqipëri nuk ka një kufi për mandatet, është e vërtetë që Edi Rama po drejton mandatin e tretë, ai fitoi bindshëm në zgjedhje.

Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive, thuajse është përçarë. Kjo i ka hapur zotit Rama dhe socialistëve që të konsolidojnë pushtetin.

Ajo që duhet të kemi, është një opozitë e fortë, ky është problemi. Është diçka të kritikosh qeverinë për disa gjëra, por nga ana tjetër duhet të jetë edhe një alternativë e pranuar për shqiptarët.

Kjo nuk është një zgjedhje amerikane, është një zgjedhje shqiptare dhe këtë dua të shoh. Nëse përfshihet zoti Berisha apo jo, kjo u takon shqiptarëve, por duhet të ketë një përforcim të opozitës në Shqipëri, ndryshe nuk do të ishte mirë për askënd.’, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco