Primaret/ Bedri Qypi kandidon në Belsh: Së bashku do fitojmë sërish

Primaret/ Bedri Qypi kandidon në Belsh: Së bashku do fitojmë sërish

11:02, 18/11/2022
A+ Aa A-

Bedri Qypi prezantoi kandidaturën në primare për Bashkinë e Belshit.

Nga selia e PD, ai tha se së bashku me qytetarët, do e fitojnë sërish këtë betejë.

DEKLARATA  PLOTE

Përshëndetje të dashur bashkëqytetarët e mi të Dumresë.

Unë jam Bedri Qypi, lindur dhe rritur ne Dumre, i diplomuar në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ për ekonomi, dega financë-kontabilitet.

Kam vendosur të marr pjesë në primaret që Partia Demokratike po zhvillon, për Bashkinë Belsh, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Po futem në garën tonë të brendshme, sepse e ndjej përgjegjësi morale para gjithë demokratëve që më kanë mbështetur në të gjitha betejat që kam garuar dhe i kam fituar.

U kam borxh mbështetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite.

Beteja ime është me pushtetin dhe korrupsionin e kësaj qeverie hajdute, e cila i ka lënë në harresë banoret e Dumresë. Të rinjtë po detyrohen të braktisin fshatin e qytetin, familjet dhe kujtimet, për shkak të keqqeverisjes, e cila është në funksion vetëm të një grupi të vogël njerëzish.

Gjithashtu kjo qeveri e korruptuar ka lënë mbas dore sektorin e bujqësisë, i cili për familjet tona është jetik, është sektori i vetëm me të cilin ushqejmë familjet tona.

Ta shporrim njëherë e mire dhe jam i bindur se me mbështetjen tuaj do ta fitojmë betejën që ta rikthejmë bashkinë në funksion të popullit të Dumresë.

Ne së bashku, ashtu siç kemi fituar çdo betejë të mëparshme, do t’ia dalim ta fitojmë Bashkinë Belsh, që ajo të jetë bashkia juaj dhe ne dispozicionin tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco