‘AliBashBenjtë, AliBardhët e Tabakllarët janë rublat e opozitës’

‘AliBashBenjtë, AliBardhët e Tabakllarët janë rublat e opozitës’

09:57, 18/11/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

AliBashBenjtë, AliBardhët, Tabakllarët e ca lloshër të tjerë janë në fakt rublat e opozitës.

Ka njëfarë të drejte Rama.

I pëlqen apo jo asaj (opozitës pra) ata janë faktuar si rublat që u këmbyen në euro të fëlliqura pushteti me kurs jo të pafavorshëm.

U këmbyen vende-vende edhe me leje ndërtimi e përqindje aksionesh në aferat mbi pasurinë publike të grabitur me dhunë politike votash parlamentare.

Tani për të justifikuar "kursin preferencial" të këmbimit, ata kanë detyrë t’i lënë opozitës, partisë që u dha atyre mandat, faturën e rublave.

Kopjen e kësaj fature thuhet se e ka edhe zonja Kim. E mban në xhep dhe ua tregon rregullisht rublaxhinjve...

Për fat të keq edhe gjykata bëhet pjesë e këtij pazari të fëlliqur.

Imagjinoni po të ishte Berisha me Ballkanin e Hapur! Do ishte shpallur jo non-grata, por direkt agresor i Ukrainës...

Po këtu u ngec fabula mashtruese Rublaxhinjve dhe Rublit Kryeministër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco