Alibeaj me kandidatë në zgjedhje? Reagon Berisha: Nëse kjo ndodh, ata janë argatë të Edi Ramës

Alibeaj me kandidatë në zgjedhje? Reagon Berisha: Nëse kjo ndodh, ata janë argatë të Edi Ramës

22:41, 09/11/2022
A+ Aa A-

"Ata që duan të nxjerrin kandidatë përpos PD-së, po ndihmojnë Edi Ramën". 

Kështu u shpreh kryedemokrati Sali Berisha gjatë intervistës në 'Ora e Betit' në RTV Ora, teksa komentoi situatën brenda PD. 

Berisha tha se tani është shumë e qartë se cila është shumica dhe pakica në PD dhe shtoi se palët tjetër i është afruar i gjithë establishmenti i partisë.

Berisha: Shumë janë duke u bashkuar me PD-në, por nëse dikush do të krijojë partitë të tjetër dhe mendon se me ndihmën e Ramës nxjerr kandidatë dhe luan me logon e partisë, ai është argat i Edi Ramës. Ata janë pakësuar shumë më tepër. Tani është e qartë se kush është shumica, sepse këta dëmtojnë kandidatët e PD-së.

Atyre u është afruar barazi e plotë me gjithë establishmentin e partisë, e drejtë kandidimi, dhe e drejta e fraksionit. Nuk ka forcë tjetër politike që zhvillon primare dhe ka fraksion. Nuk mund t’i sakrifikojmë primaret, pasi duhen mbajtur gjallë në një vend që po zhduket vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco