Vendi po zbrazet/ Çepani: Shqiptarët humbën shpresën se gjërat mund të ndryshojnë për mirë

21:39, 09/11/2022
A+ Aa A-

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar në emisionin “Këndi i Pano Sokos” në Syri Tv tregoi arsyet e emigrimit në masë të shqiptarëve drejt vendeve të botës.

Sipas Çepanit arsyet janë jo vetëm ekonomike por dhe sociale, situatat e fundit të cilat i kanë bërë shqiptarët të humbin shpresën e të jetuarit në Shqipëri dhe zgjidhja e vetme u mbetet të arratisen.

"Kemi pasur disa valë të emigrimit në botë. Vala e parë ka qënë në 91-shin, pastaj vala tjetër në '97-'98-ën dhe kjo vala tani e cila është pak më e zgjatur. Në dy valët e para ka qenë tërësisht arsyeja ekonomike, mungesa e demokracisë në '91-shin ndërsa në vitet e tjera po të shohim shtresat të cilat janë larguar kanë qenë janë shtresat nga zona rurale, shtresat të cilat nuk kishin mundësi ekonomike, një mundësi për punë apo një të ardhme të mirë në Shqipëri.

Çfarë ka ndodhur?!

Në bazë të studimeve që nga viti 2018 e këtej kanë filluar të largohen profesionistët, të cilët janë ata që ne i quajmë profesionistët e rinj nga 25 deri në 45 vjeç. Këta të cilët nuk kanë realisht një problem ekzistencial ekonomik në Shqipëri, pra e kanë një punë që mund të quhet e mirë, e kanë një farë integrimi në vendin e tyre por u mungojnë gjërat e tjera dhe këtu ndahet arsyeja ekonomike e emigrimit nga arsyeja sociale.

Dhe arsyet sociale janë se çfarë kërkojnë njerëzit nga një vend dhe në një farë moshe. Nëse bëjmë një sondazh me publikun do i pyesim se çfarë do njeriu në jetë.

Do siguri dhe shërbim të mirë shëndetsor, do një arsim të mirë për fëmijët, do sigurinë e jetës në tërësinë e saj, do sigurinë e të pasurit një vend pune, e kështu fillojnë arsyet e bëhen më sociale. Problemi i eksodit të madh është mungesa e shpresës se gjërat mund të ndryshojnë për mirë, dhe këtu njërëzit marrin valixhet dhe ikin dhe shprehjen dhe mendimin se ky vend nuk bëhet më".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco