VIDEO/ Gert Bogdani: Belind Këlliçin e kam ftuar unë në PD

23:05, 31/10/2022
A+ Aa A-

Gert Bogdani thotë se ka qenë ai që e ka ftuar Belind Këlliçin në Partinë Demokratike. 

Çim Peka Live, Bogdani tha se si kryetar i FRPD, ka patur për detyrë të hapë forumin për të rinjtë. 

"Belind Këlliçin e kam ftuar unë në PD, ashtu siç më ka ftuar mua Sali Berisha në 2005. Unë si kryetar forumi kam patur detyrë t'u hap derën të rinjve të ndryshëm. Në vitin 2007 ka qenë vëzhgues në zgjedhjet e mia, pavarësisht se ka qenë me studime në SHBA, por ka përkuar në Tiranë atë vit. Dhe në vitin 2009 ka qenë komisioner dhe në fushatën e PD në Njësinë 10. Dhe më pas ka vazhduar etapat. E ka filluar vullnetarisht, me komision", tha Bogdani.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco