'Me protesta, me greva dhe me të gjitha'/ Noka: 12 nëntori do t'i trokasë në derë Edi Ramës

'Me protesta, me greva dhe me të gjitha'/ Noka: 12 nëntori do t'i trokasë në derë Edi Ramës

22:50, 31/10/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se ka vetëm një rrugë për të ndryshuar Shqipërinë dhe ajo rrugë është largimi i Ramës nga pushteti.

Flamur Noka: Ne po bëjmë betejë përballë Ramës dhe nuk kemi pasur iluzion këto vite se ai mund të ndryshojë. Edi Rama nuk ndryshon, ka vetëm një rrugë, largimi i tij për të ndryshuar Shqipërinë.

Por si ndodh largimi sipas Nokës?

Flamur Noka: Me të gjitha mjetet demokratike. Duke filluar me protesta me greva dhe me të gjitha. 12 nëntori është një nga rrugët që do t'i trokasë në derë Edi Ramës dhe do t'i thotë ‘ti largohu’. Largimi i tij është zgjidhja. Më 12 nëntor çdo qytetar i Tiranës dhe i Shqipërisë do të derdhet në buleverdin “Dëshmorët e Kombit” për t'i thënë Edi Ramës që ti nuk meriton të jesh kryeministër i shqiptarëve. Je armik i opozitës armik i Shqipërisë, armik i shqiptarëve për çfarë ke bërë, çfarë ke batërdisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco