Bogdani: Nëse fitoj bashkinë Tiranë do anuloj depozitimin e mbetjeve të ngurta te inceneratori

22:22, 31/10/2022
A+ Aa A-

Gert Bogdani deklaron se nëse zgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës, do anulojë urdhrin për depozitimin e mbetjeve të ngurta në landfillimin e Sharrës. 

Sipas tij, sot biznesit dhe qytetarëve iu shkaktohet një dëm dhjetëra milionë euro nga vendimi i Erion Veliajt. 

Bogdani tha gjithashtu se SPAK duhet të kishte hetuar dosjen e inceneratorëve dhe përgjegjësit të ishin para drejtësisë. 

"Vendimi i parë si kryetar bashkie kur bëhet fjalë për menaxhimin e mbetjeve, do jenë anulimi i urdhrit për depozitimin e mbetjeve të ngurta nga ndërtimi të firmave dhe individëve te landfillimi i Sharrës. Gjë sot i sjell dëm qytetit, biznesit dhe qytetarëve dhjetëra milionë euro. Dhe një audit të plotë të dosjes për zbardhjen e çështjes. Duhet ta kishte zbardhur SPAK dhe njerëzit duhet të ishin para drejtësisë", tha ai.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco