Bogdani: Ndërtimet sot në Tiranë sikur të ishim në vitin 2050, trafiku i mbingarkuar!

22:17, 31/10/2022
A+ Aa A-

Gert Bogdani, kandidat i primareve të Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës shprehet se ndërtimet në Tiranë kanë rënduar trafikun në kryeqytet. 

Sot në Tiranë po ndërtohet sikur të ishim në vitin 2050, tha Bogdani në Çim Peka Live në Syri Tv.  

Faktor tjetër për rëndimin e trafikut, Bogdani renditi transportin publik që nuk përmbush standardet në kryeqytet. 

Tirana ka sot trafik për dy arsye madhore. E para, është ndërtuar tmerrësisht shumë. Sot po ndërtohet sikur të ishim në vitin 2050. Ndërkohë që infrastruktura është ajo e 50 viteve më parë. Ato që deri dje kanë qenë rrugë, sot janë kthyer në rrugica, është pallati 20-40 kate. Nuk është bërë asnjë rrugë e re sot në Tiranë që të lehtësojë trafikun. Dhe gjëja tjetër që ngarkon trafikun, është transporti publik. Nëse transporti do të ishte me standarde të shërbimit dhe standarde të sigurisë, se sot Tirana është kryeqyteti më i pasigurtë. A ka Tirana sot rrugë për autobus fizarmonikë 25 m? Kur hyn në kthesë ai, të mban në trafik 10 minuta", tha ish-deputeti demokrat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco