Meta: Partia e Lirisë do jetë e profesionistëve të rinj! Do mund të vendosin idetë e tyre në veprim

Meta: Partia e Lirisë do jetë e profesionistëve të rinj! Do mund të vendosin idetë e tyre në veprim

20:34, 30/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se forca e tij politike do të jetë partia e profesionistëve të rinj.

Meta ka publikuar në rrjetin social një video të një prej anëtarëve të rinj të PL-së, Dorian Osmanaj i cili mbajti fjalim gjatë Konventës së zhvilluar një ditë më parë.

Ish-Presidenti thotë se të rinjtë si ai, do të kenë mundësi të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim.

Postimi i Ilir Metës:

Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj, të cilët mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim. Kënaqësi që nga radhët e tyre, ekipit të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ju bashkua dhe inxhineri Dorian Osmanaj, një i ri profesionist i angazhuar rishtasi në Partinë e Lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco