Përplasja e Ramës me Top Channel/ Manjani: Ed Çarteri po i pranon hapur fare pazaret

Përplasja e Ramës me Top Channel/ Manjani: Ed Çarteri po i pranon hapur fare pazaret

19:55, 30/10/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

Një minut, se ky është vetdenoncim shumë i rëndë.

Top Channel ka vite të tëra që njihet për linjën editoriale pro Edi Ramës. Tani që po ndjek një linjë tjetër, qartësisht anti-Ramës dhe, shumë më pranë realitetit, i bie që nuk merr më "favoret"?! Apo nuk i dalin favoret "e ligjshme" ndaj po kërkon "të paligjshme"?!

Nuk e di, po vetdenoncim më të pastër që ky i sotmi i Kryeministrit, i cili pohon që ka dhënë favore në këmbim të linjës editoriale, nuk do gjeni askund!

Kristal fare!

Marrim edhe arsyetimin e kundërt, nëse Top Channel e ndërron prap linjën editoriale në favor të Ramës,i bie që ky i fundit ta ketë bërë çokën?!

Kjo është situata më dramatike që mund të përjetojë një shoqëri kur media dhe qeveria denoncojnë njëra-tjetrën për pazare të prishura.

Qartësisht nga ky debat mësohet prova e sjelljes së medias jo në raport me të vërtetën, por me paranë. Këtë provë e dinim që ekziston, po nuk e gjenim kaq kollaj... Na e pranoi pastër fare Edi Charteri.

Pra media është e mirë kur ë lavdëron qeverinë që e paguan dhe, është kazan rublash kur media gjuan se qeveria nuk paguan.

Neveri..!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco