Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama tallet sërish me shqiptarët: Rritja e çmimit të energjisë në 1 nëntor, lajm i rremë

Rama tallet sërish me shqiptarët: Rritja e çmimit të energjisë në 1 nëntor, lajm i rremë

18:15, 30/10/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, ka deklaruar se opozita po përhap lajme të rreme sa i përket rritjes së çmimit të energjisë, duke nisur nga muaji i ardhshëm.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social.

Qeveria shqiptare, më 8 shtator, bashkë me prezantimin e paketës së dytë të rezistencës sociale, njoftoi edhe shtrenjtimin me mbi 4 herë për sasinë e energjisë së konsumuar mbi fashën 800 kW. Por, teksa gjithçka dukej gati dhe fasha do të hynte në fuqi të nesërmen, nën argumentet e përmirësimit të situatës hidrike e uljes së konsumit, kryeministri Edi Rama njoftoi se fasha 800 kW nuk do të hynte në fuqi më 1 tetor.

Në hapat e qeverisë, me të njëjtat argumente, një javë më pas Enti Rregullator i Energjisë vendosi të shtyjë vendimin për të aplikuar një çmim prej 42 lekësh për konsumin mbi 800 kilovat.

Brenda tetorit do duhej të merrte sërish vendim për shtyrjen ose jo të aplikimit të fashës 800 kilovat, por në mbledhjen e së enjtes, Enti Rregullator vendosi vetëm që të rrëzojë kërkesën e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, për mos shtrenjtimin e konsumit të energjisë mbi 800 kW në muaj.

Aktualisht aplikimi i fashës 800 kilovat është rrethuar nga zhurmë e paqartësi. Pas interesimit të A2, ERE saktësoi se çmimi prej 42 lekësh për energjinë e konsumuar mbi fashën 800 kilovat mbetet në fuqi, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën se si mund të pezullohet kjo vendimmarrje.

Furnizuesi i Shërbimit Universal ose asambleja e Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare duhet t’i paraqesin një kërkesë Entit Rregullator nëse ka ndryshim të çmimit të shitjes së energjisë nga KESH te FSHU. Më pas Enti Rregullator mbledh bordin, i cili me shumicë votash vendos.

Pra, kërkesa nuk vjen nga qeveria, por kompanitë publike, Enti Rregullator i Energjisë nuk mbështetet mbi vendime qeverie.

Nëse tarifimi me fasha do të aplikohet për muajin e ardhshëm, nga 10 mijë e 260 lejë të paguara për 900 kilovatë të harxhuara një vit më parë, shpenzimi për familjet do të rritet në 14 mijë e 160 lekë. Rrjedhimisht, sa më i lartë konsumi aq më shumë zgjerohet diferenca me një vit më parë e fryhet fatura e dritave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bejini foto dhe video sahateve30/10/2022 19:41

Bejini foto dhe video sahateve me date 31 se keta do te vjedhin pa hesap. Duhet te keni prova qe mos ju vjedhin kriminelet e rilindjes.

Shto koment

Denonco