Vjet vetëm 50, sivjet 12 mijë: ikja dramatike e shqiptarëve të Shqipërisë në Britaninë e Madhe

Vjet vetëm 50, sivjet 12 mijë: ikja dramatike e shqiptarëve të Shqipërisë në Britaninë e Madhe

18:09, 30/10/2022
A+ Aa A-

Nga Enver Robelli/

Vitin e kaluar 50 shtetas të Republikës së Shqipërisë u futën ilegalisht në Britaninë e Madhe përmes Kanalit të La Manshit.

Sivjet 12 mijë (dhe viti nuk ka përfunduar ende)! Mes tyre 10 mijë janë burra, deklaroi Dan O'Mahoney, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Londër. "Besojmë se kjo është pasojë e forcimit të bandave kriminale shqiptare në veri të Francës të cilat kanë filluar të përkrahin një numër të madh të migrantëve", tha O'Mahoney.

Për të frikësuar ardhacakët, qeveria britanike ka arritur një marrëveshje me Ruandën: refugjatët dërgohen në këtë vend afrikan ku mund të kërkojnë azil. Nëse kërkesa e tyre miratohet, mund të rrinë në Ruandë, jo në Britaninë e Madhe. Gazeta "The Times" shkroi se ekziston frika nga "krimi i organizuar" pas ardhjes së 10 mijë burrave shqiptarë në Britaninë e Madhe. Për azilkërkuesit nga Kukësi dhe Kurveleshi ekziston rreziku që autoritetet britanike t’i dëbojnë në Ruandë ku mund të kërkojnë azil.

Në vitin 2021 gjithsej 18'600 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja në shtetet e Bashkimit Europian. Pas ukrainasve shqiptarët kanë qenë nacionaliteti më i refuzuar.

Në një publikim të Fondacionit gjerman Konrad Adenauer thuhet: "Ndonëse ka popullsi fare të vogël, prej 2.8 milionë banorësh, sipas statistikave të fundit të Kombeve të Bashkuara, fatkeqësisht, Shqipëria renditet ndër vendet e para për nga numri i personave që emigrojnë jashtë vendit. Qytezat dhe fshatrat po përballen prej kohësh me eksode të njëpasnjëshme, duke u kthyer kështu në vende të shkretuara dhe të vetmuara. Të rinjtë po emigrojnë masivisht në shifra të larta, duke u kthyer në problem serioz kombëtar. 'Emigrimi i trurit' po dëmton më tej shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, duke sjellë kështu një rreth vicioz degradimi dhe emigrimi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO30/10/2022 19:54

Dilni ku ishit..

Shto koment

Denonco