'Ansambli historik në Shkodër'/ Zhupa: Vazhdon masakra e Ramës dhe Margaritit ndaj trashëgimisë

'Ansambli historik në Shkodër'/ Zhupa: Vazhdon masakra e Ramës dhe Margaritit ndaj trashëgimisë

17:08, 30/10/2022
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar pas referimit në prokurori të kallëzimit penal nga KLSH për shkatërrim të veprave kulturore në Shkodër.

‘Masakra që Edi Rama dhe ministresha e tij koncensionare Margariti i bëjnë trashëgimisë kulturore vazhdon! Edhe kur “restaurojnë” në fakt shkatërrojnë. Restaurimi i Ansamblit historik në Shkodër njohur “Gjuhadol’ dhe “Kafja e Madhe” ka shkaktuar dëme të parikuperueshme për vlerat e tyre historike e trashëgimisë kulturore', shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë:

Masakra që Edi Rama dhe ministresha e tij koncensionare Margariti i bëjnë trashëgimisë kulturore vazhdon!

Edhe kur “restaurojnë” në fakt shkatërrojnë.

Restaurimi i Ansamblit historik në Shkodër njohur “Gjuhadol’ dhe “Kafja e Madhe” ka shkaktuar dëme të parikuperueshme për vlerat e tyre historike e trashëgimisë kulturore.

Për këto dëmtime, në 28 tetor, KLSH ka referuar në prokurori kallëzim penal sipas nenit 160 për shkatërrim të veprave kulturore, krim i cili dënohet me gjobë deri në 8 vite burg.

Shkodra meritonte një restaurim të denjë që respektonte vlerat historike të saj. Po vrasësit e Teatrit dhe shitesit e Butrintit nuk kishin si të zbatonin ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco