VIDEO/ Alimehmeti: Dendësia e popullsisë në Tiranë më e madhe se në New Dehli të Indisë

21:26, 24/10/2022
A+ Aa A-

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, zbuloi një Çim Peka Live një fakt tronditës për qytetin e Tiranës. 

Ai tha se nga një studim i kryer së fundmi rezulton se dendësia e popullsisë në Tiranë është më e madhe se në New Dehli, kryeqytetin e Indisë. 

Në Tiranë, dendësia e popullsisë del se është 10 mijë e 500 banorë për km2, duke ia kaluar edhe New Dehlit që e ka 10 mijë banorë për km2. 

Pjesë nga intervista

Ilir Alimehmeti: Tirana ka sipërfaqe mjaftueshëm. Urbanistët mund të shpjegojnë mundësitë e mëdha që ka Tirana në zhvillim në zonat përreth, e megjithatë duket se dëshira është e madhe për të jetuar në një njëjtin vend. E dini sa është dendësia e popullatës në Tiranë sot? është 10500 vetë për km2. E dini sa është në Dehli të Indisë? Është 10 000 banorë km2. 

Çim Peka: Në Tiranë dendësia e popullsisë është më e madhe se në kryeqytetin e Indisë?

Ilir Alimehmeti: është një studim i joni që e nxjerr 10500 dendësinë në zonën urbane. Madje diku te Njësia 10 shkon edhe mbi 20 mijë. 

Arjan Çani: Po të jetë e vërtetë kjo është e frikshme. 

Ilir Alimehmeti: Londra psh është 3600... 

Arjan Çani: S'e kisha dëgjuar nga askush tjetër këtë të dhënë. Ku jetojnë sot dy njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, Edi Rama dhe Eron Veliaj? Njëri në Surrel dhe tjetri te Kodra e Diellit. I gjati, i plotfuqishmi, pse iku në Surrel? Ai e ka projektuar këtë Tiranë që kemi sot. Kjo e dhënë që dha doktori nuk duhet harruar, duhet marrë si analizë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco