Zgjedhjet, Alimehmeti: Veliaj s’ka pasur kurrë një përballje reale! Do sfidojmë qeverinë e mbrapshtë

21:07, 24/10/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi primaret në selinë blu dhe zgjedhjet lokale.

"Njerëzit do shohin me kë do përfaqësohen. Termi politik apo jo politik, çdo person madhor ka një përgjegjësi qytetare pjesëmarrje dhe angazhimi në politikë, ka një ditë të parë dhe një ditë të fundit."-tha Alimehmeti.

Më tej anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tha se kanë një kohë mëse të mjaftueshme për të bërë fushatë për zgjedhjet lokale.

"Rama dhe Veliaj do bëjnë punën e tyre të mbrapshtë. Ne do bëjmë punën tonë, të ngremë simpatizantët që në procesin e primareve përballë një vale me njerëz që në fillim që ti e di që do votojnë PD-në, që këtu ke një shtysë që do vijë duke u shtuar. 4 dhjetori, do njihet dhe fillon puna. Nuk ka pasur një përballje reale Veliaj me një person tjetër. Miti i pathyeshmërisë nuk bazohet në asnjë fakt."-tha Alimehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco