Berisha: Tirana është në 10 qytetet me shërbimin shëndetësor më të keq në botë

Berisha: Tirana është në 10 qytetet me shërbimin shëndetësor më të keq në botë

18:50, 24/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Shqipëria është vendi i katërt në botë me vdekshmërinë më të lartë nga pandemia Covid 19.

Komentet Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me studentët, ku ngriti disa prej shqetësimeve kryesore që po përjeton sot arsimi në vend.

Ai shtoi se nga viti 2014 e deri më sot nga Shqipëria janë larguar 740 mijë qytetarë, falë politikave shpopulluese të kryeministrit Rama.

“Kampusi që në vitin 2013 kanë ekzistuar fondet, territori dhe gjithçka, por sot ai nuk ndërtohet sepse e përdorin për qëllimet e tyre. Unë mund t’u them se nga viti 2014 e deri më sot janë larguar 740 mijë qytetarë. Mbi 26 % të popullsisë, që do të thotë se kjo shifër është më e lartë se Siria e cila ishte në luftë. Ka krijuar pasiguri me ndryshimin e rregullave çdo vit, pasi ti nuk parashikon dot të ardhmen tënde. A e mendoni ju një kryeministër në botë që një kryeministër t’i thotë studentëve që ikni ju se do të marrim studentë nga jashtë. Është një akt armiqësor. 3-4 korfenjtë e hightech janë me shkollë të mesme. Jepu shansin edhe atyre që janë me pesa. Universitetet më të mira duhet të jenë për nxënësit me mesatare të lartë. Për të punuar mësues në Shqipëri, duhet e njëjta përiudhë identike aq sa për ë dalë mjek i kualifikuar jashtë vendit. Ky mban qëndrime që si ata të largohen, Kush pret 8 vite për të qëndruar aty me një pagë mizerabël. Për diplomat që tha do ua jap pas 3 viteve. Një njeri i sëmurë. Ka një setap psikologjik i tëri në fushën e negativitetit. Ti duhet t’i thuash atij që të qëndrojë këtu sepse do t’i plotësojmë çdo kusht. Në humbëm mijëra njerëz nga Covid. Pse vendet e tjera e patën shumë herë më të ulët shifrën e vdekjeve nga ne. Sepse këtu nuk të shtronin në spital. Jemi vendi i katërt në botë për vdekshmërinë më të lartë nga Covid. Tiranë është në 10 qytetet me shërbimin shëndetësor më të keq në botë. Një ministre që ka përgjegjësi absolute për vdekjet e covid, merr mandat të dytë sërish. Kjo nuk mund të ndodhi kund. Detyrimisht duhet të funksionojë tryeza pedagogë-student”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco