Berisha zbulon mesazhin e qytetarit: 'Polici në komisariat më tha do të të heq qafe! S’e lejoi kolegu!'

18:08, 24/10/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar në një takim me të rinjtë mesazhin e një qytetari i cili denoncon sjelljen agresive të policisë. Berisha tha se qytetari është kërcënuar nga polici i cili i ka thënë se ‘do të të heq qafe.’

“Dje lexoja një mesazh me emër, mbiemër që më dërgonte një tjetër. Shkruante se më morën në komisariat pa asnjë motiv. I kishte paditur edhe në gjyq. Shkruan se mu vërsulën dhe njëri prej tyre i thoshte një tjetri, me emrin Luan, "do ta heq qafe këtë".

Do heq qafe njeriun. Dhe ai nuk e lëshoi, u tregua njeri i ndershëm në detyrë dhe e mori e shtyu, e përplasi, "të heqësh qafe ti njeri këtu në komisariat"?! Por shikoni çfarë kanë futur brenda, me çfarë kriminelësh e mbushin policinë.

Dhe ai i kishte hedhur në gjyq. Dhe në gjyq çfarë bëjnë, i nxjerrin të gjithë policët por Luanin jo. Ai më shpëtoi jetën në polici, tha, se i thoshte tjetri “do ta heq qafe këtë”.

Por kjo është policia që krijoi, sepse vendosin gangsterë dhe trafikantë në krye të saj. Vendos ministrin e familjes në krye të saj për të mbuluar të gjitha aferat familjare dhe aferë kryesore është droga. A mund t’i lëmë ne këto kështu? Jo! Nuk mund t’i lëmë.”-deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco