‘Pranime selektive’/ Berisha: Rama po i shndërron universitetet në 'mollë të ndaluar' për shqiptarët!

17:37, 24/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me studentët në selinë blu deklaroi këtë pasdite se kryeministri Edi Rama, po i shndërron universitetet në mollë të ndaluar për shqiptarët.

“Universitetet qëkur janë krijuar, ndër të tjera kanë patur mision luftën kundër varfërisë, direkt duke shkolluar fëmijët e familjeve të varfra dhe të zonave të varfra. Çfarë bëri Edi Rama me parimet e mëparshme të universiteteve me pranim selektiv?

Rriti mesatare. Por ju duhet ta dini që rritja e mesatares godet dhe goditi zonat e varfra të vendit. Një gjimnaz i Tiranës ka sigurisht një mesatare më të lartë se e gjithë Shqipëria.

Dhe po t’i marrësh pastaj me zona qarqe të tëra, fëmijët mbesin pa ardhur në universitet, ose vijnë me raste ekzotike, se të tjerët nuk kanë mesatare.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco