Këlliçi: Duke qenë se ju nuk e keni fuqinë e ndryshimit, urreni këdo që nuk i ngjan Erionit tuaj

Këlliçi: Duke qenë se ju nuk e keni fuqinë e ndryshimit, urreni këdo që nuk i ngjan Erionit tuaj

19:29, 16/10/2022
A+ Aa A-

Nga Belind Këlliçi/

Domethënë unë, "krahinoristi" dhe armiku i ditës Belind Këlliçi, shënjestra e portaleve me dy porta, me gjyshër korçarë, gjakovarë dhe libohovitë, i paskam ndarë shqiptarët më dysh, më tresh; jo tre, po sa? Gjashtë! 6 tituj të porositur që i shihni këtu, që marrin zhulin e sponsorit të tyre për të ma hedhur mua.

Ky është një spekullim skandaloz, sepse unë nuk bëj asnjë dallim mes qytetarëve, pasi i ndaj ata vetëm në gënjeshtarë e të vërtetë, mashtrues e objektivë, të korruptuar dhe të ndershëm. Për fat të mirë shumica e qytetarëve të Tiranës e duan ndershmërinë, të vërtetën dhe punën pa vjedhur. Mendoj se i përkas kësaj shumice. Erioni ndërkohë është padyshim simboli i korrupsionit, mashtrimit, pandershmërisë e shumë të këqijave të tjera.

Unë jam përgjegjës vetëm për atë që them unë, dhe për t'ju dhënë ca material për gurgulenë që krijuat, po e rithem më shkoqur:

Me Erionin tuaj nuk më lidh asgjë. Nuk e kam patur kurrë në shoqëri, në lagje e as në shkollë, dhe nuk i njoh të gjithë të ardhurit në Tiranë, të cilët janë me qindra mijëra, mes tyre bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë e mi të ngushtë sot.

Po përse ju skandalizoi kaq shumë fjala "i ardhur" ju rojtarëve të hajdutit të Tiranës? Ju është mërzitur vrasësi i Ardit Gjoklajt? Nuk e kriminalizoni dot shqipen ju e të vini në gojën time tituj diskriminues për të shpëtuar hajdutin e çdo shqiptari që jeton në Tiranë. Ai që meshkujt shqiptarë i quan "zdromsa", duke e përjashtuar veten nga të qenurit mashkull shqiptar.

Porositësi juaj i mori pensionin nënës së vet për t'u martuar e jo më t'i dhimbsen paratë që i vjedh përditë shqiptarëve pa dallim feje, krahine, ideje.

Duke qenë se ju nuk e keni fuqinë e ndryshimit, urreni këdo që nuk i ngjan Erionit tuaj. Në xhepat e mi, nga paratë e qytetarëve, kam vetëm rrogën që ata më japin si deputet. Ndryshe nga Veliaj që i erdhi Tiranës vetëm për ta vjedhur. Është e natyrshme që si një shqiptar le e rrit n'Tiranë, e dua qytetin tim dhe mërzitem kur e shoh të më zhduket para syve nga betoni i lalit tuaj, i cili nuk ndjen asgjë për Tiranën dhe mbase është ende në kërkim të demokratëve që i çanë barkun Griseldës.

Jam krenar për prejardhjen e gjyshërve të mi po aq sa ndjej krenari për origjinën time tironse. Do të isha po aq krenar për veten po të isha vlonjat, e do ta rrihja gjoksin fort derisa sa të më mërzitej ndonjë kushëri nga Gjakova.

Nuk bëj dallime krahinore unë o të keqkuptuar!

Jam deputet në Kombinat, në Unazë të Re, në Kashar, në Vaqarr, Pezë e Ndroq. I kam zgjedhësit nga e gjithë Shqipëria, ashtu siç kam shokët. Kush më njeh, e di. Kush ende nuk më njeh, e ftoj të mos më njohë nëpërmjet Erion Veliajt dhe miqve të tij fanatikë të hajdutërisë, mashtrimit, manipulimit dhe propagandës.

Keni njohur ndonjë hajdut që nuk është mashtrues? Kështu dhe Erioni. Një kockë u jep këtyre të penës nga gjithë ajo që vjedh. Herë ua jep, herë ua heq. Si mekanizëm ndëshkim-shpërblimi.

Kjo është hera e fundit që jap një përgjigje të detyruar. Do t'i le të lehin në kor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco