Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

‘Tradhti kombëtare’/ Berisha: Rama i futi thikën Kosovës në Strasburg

‘Tradhti kombëtare’/ Berisha: Rama i futi thikën Kosovës në Strasburg

12:24, 14/10/2022
A+ Aa A-

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se Edi Rama i futi thikën Kosovës me fjalimin e tij në Strasburg.

“Sot jam para jush për të denoncuar me forcën më të madhe, fjalimin antishqiptar të Edi Ramës në Strasburg, thikat pas shpine që ky armik i egër i kombit shqiptar, i futi kombit tonë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, dyfishin e kohës së lejuar, të cilën sot, mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Euroëps, dhe grupin më të madh të kësaj asambleje, krahas mallkimeve, fyerjeve dhe sharjeve që lëshoi, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ishte aty kryeministër i një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Por ndodhi për herë të parë me kryeministrin e të parit dhe të vetmit narko-shtet në Europë. Shqipëria dhe asnjë vend tjetër anëtar i këtij institucioni në 73 vite jetë, nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë.

Edi Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare, duke shpalosur aty tezën antikombëtare të kombit kosovar. Enver Hoxha e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar.

Beogradi promovoi me gjithë fuqinë e tij tezën e kombit kosovar dhe shqiptar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt edhe zhdukjen e kombit, pasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit shqiptar. Ai  futi thikën Kosovës, pasi dështoi me turp me tezën e luftës civile në Kosovë, në Strasburg i vlerësoi thjesht si një konflikt humanitar, ndërkohë që ai ishte një gjenocid me bazë racizmin e serbëve ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco