Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Meta: Kosova dhe Maqedonia po japin para për pensionistët, Rama vazhdon t’i vjedhë

Meta: Kosova dhe Maqedonia po japin para për pensionistët, Rama vazhdon t’i vjedhë

13:32, 12/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka qënë ndër të parët politikanë sot që ka reaguar menjëhërë me indinjatë ndaj qeverisë Rama, pas lajmit se edhe Kosova u ka akorduar një ndihmë prej 100 eurosh pensionistëve gjatë muajit tetor për të përballuar jetesën. “Po në Shqipëri” - ishte pyetja që ngriti Meta.

“Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionin e lartë, - shkroi kryetari i Partisë së Lirisë në Fb. - 100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor. Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco