Deputeti i PS: Policia dhe IKMT kanë bërë syrin qorr për ndërtimet pa leje në Tiranë

Deputeti i PS: Policia dhe IKMT kanë bërë syrin qorr për ndërtimet pa leje në Tiranë

21:52, 11/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se ka qenë kritik ndaj policisë së shtetit, asaj bashkiake dhe IKMT lidhur me mënyrën si kanë vepruar për ndërtimet pa leje në zonat urbane dhe ato rurale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qefalia u shpreh se shpesh punonjësit e IKMT kanë ndëshkuar banorë të zonave rurale për rregullime të vogla të banesave, ndërsa kanë mbyllur sytë para ndërtimeve pa leje në mes të Tiranës

“Në shumë raste kam qenë kritik ndaj policisë së shtetit, policisë bashkiake dhe IKMT që rendin ndaj banorëve të zonave rurale për ndërtim të një çatie dhe kanë bërë syrin qorr për ndërtime në mes të Tiranës. Sistemi i drejtësisë nuk duhet të tolerojë askënd që ka përfituar në mënyrë të paligjshme”, tha Qefalia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco