Saraçi: Dyshoj te sinqeriteti i negociatave. Hapi i parë, të largohet influenca e Ramës nga PD!

18:14, 11/10/2022
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi i sheh me dyshim negociatat dhe dakordësinë e shprehur nga Enkelejd Alibeaj, për bashkimin e demokratëve. 

Hapi i parë që duhet të bëhet, tha Saraçi në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, është të largohet influenca e Edi Ramës te Partia Demokratike, ndikim i cili sipas tij është te Gjykata e Apelit ku Alibeaj ka ankimuar PD-në.  

"Nëse ka sinqeritet duhet të ndërmerren disa hapa të rëndësishëm para të se shkohet në bashkëpunim mes palëve. Gjykata e Apelit është i vetmi mjet dhe shkak që mbahet mazhoranca socialiste në opozitë, pra ndikimi i Edi Ramës, për logon dhe vulën. Nëse duhet shkuar drejt bashkëpunimit, atëherë duhet nxjerrë influenca e Edi Ramës nga PD, nga opozita", tha ai. 

Sipas tij, data 3 nëntor e caktuar nga Gjykata e Apelit nuk do t'i japë zgjidhje çështjes së vulës së PD. 

Romir Saraçi: Përgjigjja nga Gjykata e Apelit nuk ka për të qenë në 3 nëntor. 3 nëntori ka të bëjë me padinë që Alibeaj për bashkimin e Kuvendit të korrikut me 18 dhjetorin. Gjykata e Apelit nuk ka caktuar një datë për atë vendimin që pritet për të zgjidhur ngërccin e vulës. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u bënë ndryshime statutore të rëndësishme dhe nëse Apeli i pranon ato, atëherë Kuvendi i 18 dhjetorit është nul dhe nuk mund të mblidhej. Por nëse Gjykata e Apelit jep vendim për 11 dhjetorin, atëherë i bie edhe Kuvendi i 18 dhjetorit është bërë në paligjshmëri. Unë kam dyshimet e mia për sinqeritetin e bisedimeve, negociatave, sepse kam parasysh një deklaratë të Alibeajt disa ditë më parë dhe nuk e di çfarë ka ndryshuar nga ajo ditë e deri sot. Nëse ka sinqeritet duhet të ndërmerren disa hapa të rëndësishëm para të se shkohet në bashkëpunim mes palëve. Gjykata e Apelit është i vetmi mjet dhe shkak që mbahet mazhoranca socialiste në opozitë, pra ndikimi i Edi Ramës, për logon dhe vulën. Nëse duhet shkuar drejt bashkëpunimit, atëherë duhet nxjerrë influenca e Edi Ramës nga PD, nga opozita. Të dyja palët e kanë akuzuar Gjykatën e Apelit, njëra palë për shtyrje, njëra palë si e kapur, në këtë pikë ata nuk mund të presin drejtësinë te Gjykata e Apelit. Prandaj, duhen ndërmarrë edhe disa hapa të tjerë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco