VIDEO-SYRI TV/ Patos, banorët ngrihen në protestë: Nuk ka investime prej vitesh, 400 m rrugë e amortizuar

VIDEO-SYRI TV/ Patos, banorët ngrihen në protestë: Nuk ka investime prej vitesh, 400 m rrugë e amortizuar

13:22, 11/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e një lagjeje në fshatin Sheqishtë të Patosit protestuan, për shkak të amortizimit të  rrugës dhe mungesës së pastrimit të mbetjeve urbane. Banorët thonë se shkak i mungesës së investimeve, janë bindjet e tyre politike.

Nga SYRI TV

Janë rreth 400 metra rrugë dhe kanalizime, të cilët u shërbejnë dhjetëra banorëve në lagjen “Kocaqe” në fshatin Sheqishte të Zharrzës, të cilat kanë nevojë për investime. Banorët protestuan, duke u shprehur se prej vitesh bashkia nuk investon në zonën e tyre, duke bërë që rruga të amortizohet ndërsa mbetjet urbane të dekompozohen pa u pastruar. Ata thonë se bashkia Patos i diskriminon për shkak të bindjeve politike. Banorët thonë se ditët në vijim do të zhvillojnë një protestë para bashkisë Patos, për shkak të lënies në harresë nga ky institucion.

Gazetar: Xh.Beharaj

Operator: A. Mara

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazh: E. Goga

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco