OSBE: Gazetarët përjetojnë taktika frenuese, kërcënohen e sulmohen fizikisht

OSBE: Gazetarët përjetojnë taktika frenuese, kërcënohen e sulmohen fizikisht

12:31, 11/10/2022
A+ Aa A-

Liria e medias në Shqipërisë nuk është e plotë dhe gazetarët pengohen e madje kërcënohen në ushtrimin e detyrës së tyre. Konstatimet dolën gjatë forumit të tetë për zhvillimin e medias organizuar nga OSBE në Tiranë.

“Njëkohësisht ne besojmë që është e rëndësishme për institucionet publike që t’i japin medias hapësirën që të marrin dhe të botojnë informacionet në mënyrë të lirë. Ky është një nga gurët e themelit të parimit të lirisë së shprehjes”, tha ambasadori i OSBE, Vincenzo Del Monaco.

Në një linjë me ambasadorin ishte edhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro. “Vazhdojmë të shohim që gazetarët përjetojnë taktika frenuese duke përfshirë këtu edhe sulmet fizike dhe kërcënimet dhe ngacmimet ndërsa ata përpiqen që të zbulojnë çështje me ndjeshmëri dhe me interes publik. Zbatimi i ligjit është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur dhe lehtësuar rolin e gazetarëve dhe jo ta pengojnë atë, apo më keq, që vetë ligjzbatimi t’i sulmojë ata”.

Shqipëria renditet ndër vendet më problematike në rajon sa i takon lirisë së medias ku edhe në raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” vihet në dukje rreziku që i kanoset lirisë së shprehjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco