Ndoka: Luftë ballore e Kryeministrit me Veliajn, vetë Rama do t'ia sabotojë fushatën për ta eliminuar!

Ndoka: Luftë ballore e Kryeministrit me Veliajn, vetë Rama do t'ia sabotojë fushatën për ta eliminuar!

12:43, 07/10/2022
A+ Aa A-

Nard Ndoka, kryetari i PDK-së, gjykon se Partia Socialiste e ka të humbur garën për bashkinë e Tiranës, pasi, duke analizuar të gjitha zhvillimet sot, vetë Edi Rama do të përpiqet ta sabotojë fushatën e Erion Veliajt, duke qënë se ai kanë përcaktuar me detyrim që ta vërë kandidat.

Kreu i demokristianëve tha në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV se “ka ka një luftë tashmë pothuajse ballas mes Edi Ramës si Kryeministër dhe Erion Veliajt si kryebashkiak dhe madje kryeministër de facto” e pa diskutim që Rama do të përpiqet që t’ia sabotojnë fushatën.

Por, në intervistën e tij sot, Ndoka ka folur me entuziazëm për procesin e primareve që po zbatohet në përzgjedhjen e kandidatëve të opozitave, se çfarë motivimi të fuqishëm po u jep kjo formë demokratike kandidatëve dhe mbështetësve të tyre. Ai theksoi: "Kanë shumë rëndësi zgjedhjet e kandidatëve kur ato nuk kalojnë nëpër zyrat e partive, nëpër duart e kryetarit apo aq më tepër, kur disa prej tyre e kanë provuar edhe mbi kurriz të tyre duke paguar në forma nga më të ndryshmet për të marrë kandidimin." 

VAZHDIMI I INTERVISTES ME KREUN E PDK, Z.NARD NDOKA

Flavio: Vijmë te kandidatët zoti Ndoka, duket sikur ka një garë të et’tshme por të pazëshme në të gjithë Shqipërinë,  sa njerëzit kanë filluar të ëndërrojnë, të shpresojnë. A keni ju, si PDK një ose disa emra në bashki të ndryshme?

Ndoka: Është shumë i rëndësishëm procesi, pavarësisht se jemi pak në kohë të vonuar, se ne nuk do të shkojmë asnjëherë në minutat e fundit me të cilat ishte mësuar Lulzim Basha ta dërgonte koalicionin, partinë e tij dhe kandidatët. Primaret besoj se janë një formë shumë e mirë demokratike, i vlen PD-së së pari por edhe pjesës së koalicionit që ne të përfaqësohemi me ata emra që kanë vërtet mbështetjen e qytetarëve dhe skema të jetë sa më përfaqësuese, sa më e besueshme. Kuptohet se modeli i parë nuk është gjithmonë i lehtë, por kur ka një tendencë për standarte, kjo është e mirëpritur. Unë besoj se në primaret do të nxjerrim kandidatët më të mirë që në një farë mënyre do të kenë mbështetjen maksimale që në momentin që ata do ta fitojnë garën, se janë me qindra dhe me mijëra anëtarë, simpatizantë të PD-së e të forcave të tjera politike të koalicionit. Pra, është një test.

Flavio! Kanë shumë rëndësi zgjedhjet e kandidatëve kur ato nuk kalojnë nëpër zyrat e partive, nëpër duart e kryetarit apo aq më tepër, kur disa prej tyre e kanë provuar edhe mbi kurriz të tyre duke paguar në forma nga më të ndryshmet për të marrë kandidimin. Imagjino se çfarë morali do të kishte një kandidat i tillë përballë qytetarëve dhe përballë atyre që mbështesin.

Kështu që në këtë proces janë qindra personazhe që bëhen në një farë mënyre aksionerë politikë të kandidatit duke e mbështetur atë gjatë fushatës, e konsiderojnë veten pjesë të asaj strukture zgjedhore. Kjo do të ishte shumë interesante, ka afekte pozitive shumë më tepër sesa e mendojmë sepse ne e dimë si funksionon fushata, trupa zgjedhore e një kryetari bashkie. Kështu që kjo që ndodh me primaret është shumë më tepër se një standard për përzgjedhjen e tij për faktin se mobilizon, kjo është më rëndësishme akoma, mobilizon një trupë të tërë elektorale në dispozicion dhe në krah të kandidatit për kryetar bashkie. Ai jo vetëm që nuk e ndjek veten të braktisur, por e ndjen veten shumë të fortë kur ka mbështetjen e tyre edhe me votë të ratifikuar, besimin e tyre për të vazhduar më tej. Prandaj  unë i konsideroj shumë të rëndësishme primaret, sepse dikush mendon se është thjesht forma e përzgjedhjes ë kandidatit . Po nuk është vetëm kjo. Pra, është motivim, është besim, është siguri pra që vërtete erdhi momenti që ne vetë kemi në dorë të përzgjedhim kandidatin tonë, atë që do të na përfaqësojë katër vite në bashki dhe ky është një lajm shumë i mirë mund të them. 

Flavio: Ndërkohë, mazhoranca duket e qartë dhe e qetë. Keni koment për atë që po ndodh në kampin socialist sidomos me paracaktimin e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës?

Ndoka: Mazhoranca nuk është e qartë, as e qetë. Përkundrazi mazhoranca është në panik dhe me një frymë terrori midis njeri tjetrit. Ka pasur një duel… 

Flavio: Ata janë mësuar me luftë të brendshme

Ndoka:  Ky është problemi kryesor: në qoftë se te PD është e dukshme që Lul “Brava” është i kapur peng, tek PS është një duel i heshtur, është i nëndheshëm, me konjuktura, është me intriga. Ka një luftë tashmë pothuajse ballas mes Edi Ramës si Kryeministër dhe Erion Veliajt si kryetar i bashkisë e Kryeministër de facto, jo vetëm në hije. Këto duele i ka fituar Erion Veliaj dy herë radhazi: e ka fituar kandidimin jashtë PS-së, jashtë Shqipërisë me mbështetjen e Sorrosit; ia kanë diktuar edhe zotit Rama me detyrim-përcaktim që ai të jetë kandidat  dhe pa diskutim që Rama do të përpiqet që t’ia sabotojnë fushatën.

Rama në këto momente, në mënyrë të tërthortë do të punojë dhe ai për kandidatin e opozitës. Kështu janë gjërat, kështu rrjedhin ujërat: është shumë më i rëndësishëm eliminimi i Erion Veliajt sesa ngritja e tij e kjo do të shihet qartazi në vazhdim.

Kjo luftë është shumë më e thellë se mes këtyre dy personazheve, janë figura me peshë në PS, në jetën e asaj partie, të cilët e kanë demonstruar me forcën e tyre, edhe me votë, që Edi Ramën ato e shohin si problem për demokracinë e asaj partie, e shohin problem për drejtimin e vendit. Ai i ka shembur të gjitha ato standarte.

Të themi të vërtetën, PS ka pasur një lloj demokracie të konsoliduar brenda vetes që në kohën e zotit Nano dhe në ato fillimet edhe zoti Rama u përpoq t’i jepte një hapësirë, një dimension tjetër mendimit ndryshe. Sot jo vetëm që nuk kemi mendim ndryshe, por s’kemi mendim fare tek PS-ja  kjo nuk është një gjendje që mund të kalojë pa vëmendje të atyre eksponentëve të PS-së që kanë shumë më tepër kontribute se ka Edi Rama tek ajo parti. Ata kanë shumë më tepër peshë pavarësisht se ai i ka asgjësuar, i ka spostuar një pjesë të mirë, po prapë mbetet një hendek i hapur jashtëzakonisht i madh tek PS.

Edhe forma që mori koalicioni opozitar, të jemi të qartë që bashkëpunimi i PD-së me Partinë e Lirisë, një forcë politike që vjen nga e majta, i garanton fitoren opozitës dhe në ato bashki që kanë qenë në mënyrë tradicionale të majta. PS-ja sot rrezikon të humbës dhe Fierin, se Tirana nuk diskutohet që është e humbur. Këto kambana alarmi bien edhe te strukturat lokale. Unë kam informacion që edhe vetë PS-ja, mora si rast Fierin se kam informacion të freskët, është në panik dhe bashkëpunimi i opozitës jo thjesht me pjesën tradicionale të opozitës, por edhe me Partinë e Lirisë si prurje nga e majta, që pothuajse e mbyll./ar.sh/SYRI.NET

LEXO: Intervista/ Ndoka: Basha si struci po vazhdon ta pengojë PD-në dhe t'i shërbejë Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco