INTERVISTA/ Ndoka: Basha si struci po vazhdon ta pengojë PD-në dhe t'i shërbejë Ramës!

INTERVISTA/ Ndoka: Basha si struci po vazhdon ta pengojë PD-në dhe t'i shërbejë Ramës!

12:08, 07/10/2022
A+ Aa A-

Lulzim Basha i ka bërë një dëm jashtëzakonisht të madh, PD-së në veçanti dhe opozitës në tërësi, por ai po vazhdon të jetë pengesë për to dhe po i shërben Edi Ramës!

I këtij mendimi është Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, që në një intervistë sot në emisionin “Kafe Shqeto”, e ka analizuar qartë, dëmin që po vazhdon të shkaktojë Basha, që me dërgimin e PD-së dyerve të gjykatave, përçarjen e deputetëve dhe shërbimin që po i bën Ramës duke e mbështetur në zgjedhjen e Presidentit dhe në dy reformat e rëndësishme: Territorialen dhe Zgjedhoren.

 “Si struci! – e krahasoi Ndoka. -  Lulzim Basha e ka futur kokën poshtë tavolinave e nxjerr sejmenët e tij dhe kjo është më e keqja”.

Ndiqni një pjesë nga intervista, dhënë Flavios dhe Olës sot në SYRI TV:

Flavio: Z. Ndoka, ju keni qenë mes aleatëve i pari që është përplasur me ish-kreun e PD-së, z. Basha dhe nga të parët që keni artikuluar akuza të rënda ndaj tij dhe dyshime për bashkëpunim me z. Rama në dëm të opozitës shqiptare.  Si e gjykoni sot atë pozicion tuajin?

Ndoka: Unë gjykoj që Lulzim Basha i ka bërë një dëm jashtëzakonisht të madh, PD-së në veçanti dhe opozitës në tërës, vendit, pluralizmit.  Nuk diskutohet tashmë që vendimarrjet e tij i kanë kushtuar edhe institucioneve. Janë disa vendim-marrje të pakonsultuara dhe ai në mënyrë tinzare i ka paraqitur dhe përballë nesh, duke na mashtruar. Koha e nxori atë zbuluar, pavarësish se ne kemi pasur dyshimet tona, kemi qenë mjaft refrektarë me të dhe gjatë atij procesi, por besoj se këto janë kosto jashtëzakonisht të mëdha sot për PD-në, por edhe opozitën. Bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte i pafalshëm. Sot ne futemi në garë të pabarabartë, ku 60 bashki drejtohen nga qeverisja dhe  ky është gabimi më i madh në këto 30 vite pluralizëm që ka ndërmarrë një lider apo koalicion në raport me zgjedhjet lokale.

E keqja ishte se ky na i servirte në një formë krejt tjetër, sikur ky kishte një lloj marrëveshje dhe dakortësie me faktorin ndërkombëtar kur ishte krejt e kundërta. Po ashtu edhe bojkoti i parlamentit. Me të vërtetë që pati një aksion opozitar në atë periudhën me protestat e qytetarëve dhe ishte e domosdoshme që në të ndërmerrnim një vendim-marrje edhe ekstreme, por gjithmonë jemi përpjekur në kontaktet me zotin Basha që t’i bënim të qartë se ishte një vendim shumë i rëndësishëm dhe duhet patjetër mbështetje me partnerët tanë ndërkombëtarë sidomos me CDU-në gjermane, e cila kishte një rol të drejtpërdrejtë në atë kohë në mbështetjen e PD-së dhe opozitës; për reformat edhe për integrimin në BE, ishin disa kushte dhe kritere që i ishin vendosur vendit tonë dhe në raport me opozitën. Ky personazh na mashtronte duke na sjellë fakte të tjera, krejt të paqena që koha tregoi që kishin qenë vetëm sajesa dhe mashtrime të lulzim Bashës.

Ola: Në ç’forma po vazhdon të ndikojë Basha te problemet e opozitës? Nëse.

Ndoka: Si struci! Basha vazhdon atë model, e ka futur kokën poshtë tavolinave dhe nxjerr këta sejmenët e tij. Kjo është edhe më e keqja, se më të vërtetë një njeri mund të gabojë, me dashje, pa dashje, koha ia vërteton gabimet politike e orientohet në fund, nuk e pengon partinë e tij, nuk e pengon vendin, nuk e pengon opozitën.

Ai është pengesë, për hir të realitetit, me aq sa peshë ka, kuptohet. Tendenca për ta mbajtur partinë në dyert e  gjykatave, për të mbajtur disa deputetë që nuk janë të orientuar dhe vetë ata: një pjesë i ka peng, por një pjesë i ka shkuar edhe për inerci. Pa diskutim i shërben akoma dhe zotit Rama: i shërbeu për zgjedhjen e Presidentit, po i shërben për ndarjen territoriale për faktin se është i paqartë; nuk ka dhe kredencialet për ta bërë. Reforma territoriale është reforma më e rëndësishme dhe padyshim duhet të marrë pjesë i gjithë faktori politik shqiptar në këtë proces e Basha përpiqet t’i shërbejë me grupin e tij të mbetur në parlament, Ramës, për të arritur këto objektiva.

Po kështu edhe reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme. Ne akoma nuk dimë se si do të futemi në zgjedhje, cili do të jetë numri i bashkive dhe këto janë afatet e fundit kohore, të cilat e penalizojnë në çdo moment opozitën. Se Edi Rama i ka tashmë të qarta qëllimet e tij, ai ka një bashkëpunim me grupet kriminale, i ka future sërish ato në punë, i ka motivuar patronazhistët, kandidatët e tij. Në një kohë që ne merremi akoma me primaret, ai i ka në terren. Kështu që Basha vazhdon të jetë një pengesë, vazhdon të jetë faktor përçarës brenda PD0së dhe kjo e ngarkon jo me faj, se faji tani është pjesa më e lehtë që mund të jetë për të, por ai e bën në mënyrë të qëllimshme me paramendim dhe kjo e zhyt akoma më tepër kur e analizon periudhën e tij që në ditën që e ka marrë drejtimin e PD-së deri më sot, ka lënë shenjat e tij politike.

Ola: Po i vuan pasojat e tij, partia

Ndoka: Kjo është një situatë që do të marrë zgjidhje. Për fatin e mirë, PD dhe zoti Berisha e kanë kuptuar tashmë gjendjen e tij , po përpiqet z.Berisha, unë e kam ndjekur dhe prononcimin e tij, po përpiqet që të paktën grupin e deputetëve që kanë një lloj përgjegjshmërie  për PD-në, për ata që i kanë votuar, për të ardhmen, për ballafaqimin elektoral, për të rifituar ato bashki që i lamë me vullnetin e Lulzim Bashës.

Ka një lloj ndërgjegjësimi nga ana e tyre dhe besoj se do ta tejkalojnë edhe Lulin e vocërr të kapur peng tashmë nga Rama për shumë e shumë arsye që dihen edhe publikisht e botërisht madje mund të them./ar.sh/SYRI.NET

LEXO: Intervista/ Luftë ballore e Kryeministrit me Veliajn, vetë Rama do t'ia sabotojë fushatën për ta eliminuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco