‘Një papërgjegjshmëri njerëzore’/ Berisha: Tirana ndër 10 qytetet më të ndotura në botë

18:40, 05/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve Sali Berisha është ndalur edhe te kryeqyteti i cili renditet në 10 qytetet më të ndotura në botë.

Gjithashtu Berisha theksoi se për fatin më të keq, Tirana renditet edhe në dhjetëshen e qyteteve me shërbimin shëndetësor më të keq dhe kjo do të thotë se risqet në këtë terren janë shumë më të mëdha.

Berisha: Tirana rezulton në 10 qytetet më të ndotura të botës. Nga 255 qytete, Tirana renditet e 245 dhe rezulton për fatin më të keq, po në dhjetëshen e qyteteve me shërbimin shëndetësor më të keq. Kjo do të thotë se risqet në këtë terren janë shumë më të mëdha. Dëmet e tyre bëhen shumë më të mëdha.

E gjitha kjo është bërë nga dora e njeriut. Nëse Tirana rezulton sot, në 10 qytetet më të ndotura të botës, një nga faktorët më përcaktues është organizimi i trafikut në Tiranë, i cili është një organizim se si të ndotë qytetin më shumë. Një papërgjegjshmëri njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco