Këlliçi: Do ta përkthejmë nevojën e qytetarëve në aksion të fortë politik

Këlliçi: Do ta përkthejmë nevojën e qytetarëve në aksion të fortë politik

21:15, 01/10/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike mbajti këtë të shtunë mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku kryetari i saj, Sali Berisha nuk i kurseu kritikat për organizimin e partisë duke kërkuar përkthimin e pakënaqësisë qytetare në votë.

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi u shpreh se vendi ka nevojë për një aksion të fortë politik të shtrirë në të gjithë hallkat e shoqërisë, duke nisur nga studentët e kriza energjetike.

“Do ta kthejmë besimin në PD duke përkthyer të gjithë nevojën e qytetarëve e demokratëve në aksion politik të fortë me denoncime, në media, e mbi të gjitha në foltoren e parlamentit duke nxitur çdo formë revolte paqësore me greva e protesta e duke shkuar në një protest të fortë pa kthim që do të sigurojë rrëzimin e qverisë.

Jam i bindur që kemi nëvojë për një aksion politik të shtrirë në të gjithë shoqërinë, nga studentët emigrantët e pensionistët. Duke marrë shkasë edhe nga situata energjitike që është ende e paqartë. Për ta përkthyer në një aksion politik final për rrëzimin e qverisë.”- tha Këlliçi për Vizion +.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco