Edi Rama bashkëbisedim online me qytetarët: Nuk jemi tërhequr nga fasha 800 kwh

15:53, 01/10/2022
A+ Aa A-

Qeveria nuk është tërhequr nga vendosja e fashës 800 kilovat orë në muaj për abonentët familjarë. Kështu deklaroi kryeministri Rama në një bashkëbisedim online me qytetarët, ku theksoi se tarifikimi është pezulluar vetëm për muajin tetor. Gjate komunikimit, u diskutua aksioni i qeverisë për shtesat pa leje, ku shumë qyetetarë i kërkuan llogari Ramës, të cilit i përmendën faktin se ka 9 vjet në pushtet. Rama e gjeti fajin sërish tek drejtësia, ku nuk la pa sulmuar prokurorë e gjykatës.

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga katërfishimi i çmimit të energjisë për qytetarët që harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë në muaj. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët mëngjesin e së shtunës, shefi i qeverisë bëri të qartë se tarifimi është pezulluar vetëm për muajin tetor.

Kryeministri reagoi ndaj komenteve të qyetarëve se tërheqja e përkohshme nga fasha e energjisë është bërë për shkak të frikës nga zemërimi popullor para zgjedhjeve lokale.

Në fokus të bashkëbisedimit online ishte edhe aksioni i qeverisë për ndërtimet pa leje. I zënë ngushtë nga komentet e shumta të qytetarëve të cilët i kërkonin llogari se ku ishte këto 9 vite, Rama e gjeti fajin tek drejtësia, duke sulmuar edhe gjykatësit e prokurorët.

Nderkohë që Shqipëria është pjesë e listës gri për pastrimin e parave të krimit, sidomos në industrinë e ndërtimit, Rama e mohoi kategorisht një fakt të tillë.

Kryeministri Rama foli me qytetarët edhe rreth marrëdhënies se tij personale me paratë. Kryeministrit ju kërkua llogari nga qytetaret edhe për rritjen galopante të çmimeve. Ai tha se të ardhurat që përfitohen nga rritja e çmimeve përdoren për të kompensuar kostot e rritura të energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco