Cameron anulon takimin e parashikuar me Presidentin Begaj, mbaron 'punë' me Ramën dhe ikën

Cameron anulon takimin e parashikuar me Presidentin Begaj, mbaron 'punë' me Ramën dhe ikën

13:18, 22/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameroon, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të mërkurë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e sekretarit britanik pati një zhvillim të papritur, ku u anulua takimi i parashikuar me presidentin Bajram Begaj.

Mësohet se për shkak të axhendës së ngjeshur, Cameron u largua menjëherë drejt aeroportit të Rinasit pas deklaratës për shtyp në krah të kryeministrit Rama.

Cameron deklaroi se Shqipëria duhet të çojë përpara me reformat, ndërsa shprehu gatishmëri se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë të japë kontribut në sistemin gjyqësor.

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Rama nënkuptoi se Porti i Durrësit mund t'i jepet si qerasje ndonjë kompanie britanike, praktikë e njohur kjo e Ramës, jep pasuri të shqiptarëve për të 'blerë' heshtje e tyre ndaj narko-qeverisë së tij.

Kujtojmë se Cameron vizitoi Shqipërinë për të diskutuar shqetësimin për shqiptarët që emigrojnë ilegalisht drejt Britanisë për shkak të keqqeverisjes së Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco