Lobimi në SHBA/ Zbulohen dokumentet, Saraçi: PS pagoi kompani lobimi për të ndikuar te Donald Lu

21:53, 26/09/2022
A+ Aa A-

Mijëra dollarë të padeklaruara tek autoritetet shqiptare ka paguar Partia Socialiste për të lobuar në SHBA. Syri TV siguron dokumentin ku 140 mijë dollarë janë paguar nga Partia Socialiste për lobim, në bazë të një kontrate të firmosur nga Endri Fuga, krahu i djathtë i Edi Ramës. 

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi zbuloi në Çim Peka Live detaje nga kontratat e lobimit të PS. 

Por nga këqyrja e dokumenteve rezulton se kompania lobuese, veç 140 mijë dollarëve me firmë të Fugës ka marrë edhe mbi 1 milionë dollarë nga Turqia, nga të cilat 750 mijë dollarë nga Qeveria e Turqisë dhe 350 mijë të tjera nga HalkBank, e cilësuar si “Banka e Erdogan” dhe hetuar nga SHBA për transaksione të dyshimta madje edhe për thyerje embargoje ndaj Iranit. 

"Kontrata 140 mijë dollarë e firmosur nga Endri Fuga është për pjesën e konsultimeve për Reformën në Drejtësi, për të lobuar për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Por ajo që ngre pikëpyetje është se nëse kjo kontratë lobimi është bërë për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, atëherë pse kjo kontratë është nënshkruar nga PS dhe jo nga qeveria shqiptare? Kjo është pika e parë, që paguan PS për interesa të Shqipërisë, gjë që duhet të ishte pagesë nga qeveria normale pagimi. Ka edhe disa dyshime të tjera lidhur me këto pagesa. 140 mijë dollarë mund të duken diccka normale. Për lobimet në SHBA paguhet për të lobuar te zyrtarët e lartë kongresmenë", tha Saraçi.

Image

Deri këtu këto pagesa nuk ngrenë asnjë dyshim. Por po të shohim aktivitetin e kompanisë lobuese Ballard, ngrihen pikëpyetje të mëdha. Lobistët e Ballard Partners janë takuar me zyrtarë të lartë të SHBA, e sipas deklarimeve të tyre kanë lobuar për interesa të Shqipërisë dhe Turqisë njëkohësisht. Por se cilat janë interesat e përbashkëta që ka bashkangjitur lobimin mes Partisë Socialiste dhe Erdogan, i takon autoriteteve shqiptare të japin një përgjigje.

Image

Image
Në datë 6 qershor 2017 Lobisti Brian Ballard ka komunikuar me zyrën e senatorit Marco Rubioe siç duket në dokumentin e FARA, është diskutuar për Shqipërinë e Turqinë. Por ky nuk është i vetmi aktivitet ku lobistët kanë bashkërenduar interesat e Partisë Socialiste me Turqinë, pasi edhe në raste të tjera ka pasur kontakte me zyrtarët e SHBA ku objekti ka qenë po i njëjtë. 

Image

Pikëpyetjet më të mëdha lidhen me financimin për këto lobime. Kur bëhet fjalë për lobim shtetëror të Turqisë, kontrata me Ballard nënshkruhet nga Ambasadori i Turqisë. Ndërsa për pagesën tjetër ku lobimi është i përbashkët për Shqipërinë e Turqinë pagesa kryhet nga HalkBank i takon palëve përfituese të këtij lobimi dhe kompanisë lobuese për të sqaruar nëse nga pagesat e kryera nga Banka turke për ka përfituar edhe Partia Socialiste.

Një tjetër pikëpyetje që ngrihet është fakti se nëse do të ishte lobuar për interesa të Shqipërisë përse këto kontrata duhet të nënshkruheshin nga Endri Fuga për llogari të Partisë Socialiste e jo për llogari të qeverisë Shqiptare, e kjo mund të rriste edhe transparencën për këtë lobim.

Por ndryshe nga sa ndodh rëndomtë me pagesat për lobime, ku shtete e zyrtarë paguajnë për të ndikuar tek zyrtarët në SHBA, në rastin e Partisë Socialiste vihet re një anomali. Kontaktet më të shumta janë kryer për të ndikuar tek Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në dokumentin e siguruar nga Syri Tv, që i takon vitit 2017, rezulton se lobistët kanë pasur kontakte të vazhdueshme me ambasadorin e asaj kohe në Tiranë, Donald Lu. Për të arritur suksesin në lobimin e saj, kompania “Ballard Partners”, kontraktoi si konsulent dhe ndërmjetësues ish-kongresmenin demokrat Robert Wexler.

Image

Dita më e ngarkuar për Robert Wexler duket se ka qenë 17 maji i vitit 2017, ku pas një krize të zgjatur politike, Edi Rama dhe Lulzim Basha do të shtrëngonin duart në marrëveshjen më të diskutuar të viteve të fundit. Këtë ditë Wexer ka komunikuar disa herë me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Nuk dihet se cila ka qenë përmbajtja e këtyre bisedave, por atë ditë Donald Lu ka kryer takime intensive si me Bashën ashtu edhe me Ramën, e në mbrëmje shqiptarët panë se si kreu i qeverisë dhe ai i opozitës shtrënguan duart pas një takimi surprizë e të panjoftuar më herët.

Pas këtij suksesi, Robert Ëexler ka intensifikuar kontaktet me ambasadorin Donald Lu, duke pasur 4 komunikime me telefon dhe e-mail, e në fund me një vizitë në Tiranë. Por kjo duket se nuk ka qenë puna e vetme e “Ballard Partners” për llogari të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Në këtë dokument faktohet se edhe disa qëndrime apo foto të shkrepura me zyrtarë amerikan janë produkt I kësaj pagese dhe këtij lobimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco