Sindi Manushi, shqiptarja e parë që është zgjedhur kryebashkiake në Itali, mori pjesë në protestën e 29-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ku mbajti një fjalim para protestuesve.
Gjatë fjalës së saj, Manushi u shpreh se nuk ishte e pranishme në cilësinë e një përfaqësueseje institucionale, por si një qytetare shqiptare në mbështetje të protestuesve.
Manushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë 13 viteve në pushtet është fokusuar te “fasada dhe propaganda”, duke e krahasuar këtë me fillimet e tij në politikë.
Në fjalën e saj, Manushi u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen dhe të angazhohen më shumë në jetën politike, duke theksuar se ndryshimi vjen përmes organizimit dhe pjesëmarrjes.
Në përfundim, Manushi tha se, sipas saj, kryeministri Rama ndodhet “në ngrysjen e karrierës së tij”, ndërsa protestuesit, sipas saj, përfaqësojnë të ardhmen e vendit.
Manushi:
Nuk kam ardhur si institucion. Nuk jam observatorë. Jam njëra prej jush. Jam shqiptare dhe ju jeni njerëzit e mi.
Erdha për tju falënderuar për guximin e treguar gjatë këtyre ditëve.
Ju të dashur bashkë-kombas arritët të shqyet vellon e hipokrizisë me të vilët ka qeverisur Rama në 13 vjet. E nisi karrierën duke u marrë më fasada pallatesh dhe vijon të merret me fasada propagandë për kundër realitetit shqiptar. Por ju jeni realiteti shqiptar. Mos u dorëzoni, organizohuni. Në lëvizje. Sepse borxhin që do lenë partitë në parlament do e zëvendësoni ju. Mos kini frikë të bëni politikë.
Politika është e juaja. Shqipëria është e juaja. Vendi është i juaji. E gënjen mendja ER se do shkrihemi nga vapa e do përçahemi. Këtu na ka, këtu do na ketë. Ta dini se ju jeni dhe përfaqësuesit edhe njerëzve që kanë frikë të vijnë këtu. Atyre do iu dëgjohet zëri me anë të votës, shumë shpejt. E gënjen mendja Edi Ramën se ne do përfundojmë duke qenë ai në fund në ngrysjen e karrierës së tij. Ne jemi në fillim. Ju jeni fati i Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja. faleminderit që ekzistoni.
© SYRI.net