Babloku përgatit alibinë për Albanian Files

Babloku përgatit alibinë për Albanian Files

22:39, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Basir Çollaku 

Dukshëm i kthjelluar që Albanian Files mund të shndërrohet në SPAK File (në njëjës), babloku u nxitua që në sabah të distancohet nga libri, si autorësi dhe përmbajtje.

Duke e paraqitur si koleksion të lirë arkitektësh. “Kam shkruar vetëm parathënien”…

Alibi e dobët bablok!

Së pari

 kush i ftoi dhe i solli arkitektët e huaj?

Së dyti

kush au ngarkoi projektet konkrete.

Së treti

kush i shpall fitues për projektet?

Së katërti

kush i lidh arkitektët me investuesit/zhvilluesit/ndërtuesit?

Madje kush ua imponon filan arkitekt apo studio këtyre të fundit?

Së pesti

kush i ka firmosur dhe firmos lejet e ndërtimit dhe të zbatimit të këtyre projekteve?

Së gjashti

pse 59% e projekteve të librit kanë identitetin e investuesit, ndërsa 41 % e tyre investuesve u është ruajtur anonimati në mënyrë fanatike?

Albanian Files është një provë materiale par exellence e një planifikimi paraprak, me dashje, planifikim integral dhe i integruar, i hollësishëm, në dhunim të realitetit juridik dhe pronësor të territoreve ku do të zbatohen projektet dhe të mungesës totale të origjinës së fondeve për financimin e tyre.

Ky libër është ndër rastet e rralla në historinë proceduriale, proceduese e penale, edhe botërore, ku i dyshuari vetëdenoncohet me gërma dhe me skica.

Ka gjasa që Albanian Files të shndërrohet pa shumë mundim të madh në SPAK File.

Gjurmët e faktit penal  janë të përjetësuara pothuaj në çdo faqe…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco