Protesta kundër qeverisë, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta kundër qeverisë, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

22:51, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon marshimi i protestës kombëtare kundër qeverisë në rrugët e Tiranës.

Kolona e gjatë e protestuesve është shtrirë përgjatë kryeqytetit dhe tashmë rreshti kilometrik ka mbërritur në Bulevardin “Bajram Curri”, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë lëvizjen në mënyrë paqësore.

Gjatë marshimit, protestuesit brohorasin vazhdimisht thirrje si: “Revolucion”, “Rama, jep dorëheqjen”, si dhe slogane të tjera kundër qeverisë.

Në protestë marrin pjesë qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Protestuesit kanë ritheksuar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco