Berisha: Do të vendosim minimumin jetik, rrisim pagën minimale në 420 mijë lek

19:14, 09/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Prrenjasi se do të vendosë minimumin jetik dhe do të rrisë pagën minimale në 420 mijë lekë.

Ish-kryeministri tha se me 500 miliardë lekë të marra borxh nga qeveria në tregjet ndërkombëtare, qeveria duhet të kishte trefishuar pagat, por me ato para është abuzuar.

“Ne mendojmë që duhet të ngrihemi e ti japim sa më shpejt fund kësaj situate. PD beson se një ndërhyrje urgjente për krizën është jetike për qytetarët shqiptarë dhe kjo ndërhyrje urgjente kërkon së pari, vendosjen e minimumit jetik dhe nuk duhet të ketë shqiptarë që të marrë më pak se minimumi jetik. E para kjo.

Bie çdo koncept tjetër dhe zëvendësohet me konceptin e minimumit jetik për ndihmën ekonomike dhe për çdo gjë tjetër. Se ke një televizor nuk të jep të hajë. Edhe po e shite, mund të ushqehesh 1-2 muaj. Do të kalojmë në një rrogë minimale, 400-420 mijë lekë.

Rritja e rrogave do të jetë përparësi absolute. E vumë njëherë përparësi dhe dolën në krye të vendeve të Ballkanit. Në rast se ky do ta kishte qëllim këtë, dhe nuk ka kryeministër normal që të mos ketë qëllim begatimin, mirëqenien e qytetarëve të tij.

Sot rrogat e qytetarëve shqiptarëve, me 500 miliardë lekë që ka marrë borxh në tregjet bankare, mund të ishin së paku 3 fishuar. Ato realisht tani mund të jenë 20-30 % më të ulëta për shkak të inflacionit. Çmimet nga viti 2014 e deri më tani, për shportën janë dyfishuar.

Ne jemi për një paketë emergjente, pastaj sigurisht vendosja e zbatimit të një programi që bazohet në zbatimin, barazinë dhe funksionimin e ligjit, në taksat e ulëta dhe një klimë biznesi, në vlerat familjare, në atdhetarinë. Nuk zhvillohet kurrë një vend nëse qytetarët e tij nuk e duan. Nuk ecën para një shoqëri nëse ata nuk duan vendin e tyre, siç bën ky, që s’do ta bëjë kurrë, që përsëri Beogradi të bëhet kryeqytet i Ballkanit të Hapur.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco