Çmenduri skizofrenike: Meta i kërkon Kuvendit të verifikojë shëndetin mendor të Ramës dhe testin e drogës!

Çmenduri skizofrenike: Meta i kërkon Kuvendit të verifikojë shëndetin mendor të Ramës dhe testin e drogës!

13:50, 02/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i bëri thirrje Kuvendit të verifikojë shëndetin mendor të Kryeministrit Rama dhe të marrë masa për t’i bërë atij, testin e drogës.

Pas shembjeve që qeveria urdhëroi në resortin turistik “Prestige”, pronë e një grupi mediatik, Ilir Meta doli në një konferencë shtypi në të cilën ndër të tjera tha:

“Akti i sotëm ishte demonstrim total i shkatërrimit të shtetit ligjor, ku edhe vendimet që këta i kanë miratuar vetë, madje edhe projektet që i kanë ideuar vetë pikërisht atje, nuk kanë asnjë vlerë përballë çmendurisë skizofrenike të Edi Ramës në panik.

Është emergjente që Kuvendi i Shqipërisë të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të tij dhe gjithë evoluimin e kartelave të tij psiqike. Jo vetëm kaq, port ë merren masa edhe për t’i bërë testin e drogës dhe të përdorimit të substancave narkotike, pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë edhe dëme të tjera më të mëdha për sa i takon interesit kombëtar, publik dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë. “

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj02/09/2022 18:47

E saktë sa nuk u ndryshon dot as bomba që zotron putini (P)! Por, për herë të parë mendoj se vlen edhe një rresht për "dallëndyshen": mendon e mjera se do i falen shkeljet e shumta ligjore se është femër?!!! Në fakt s'besoj të jetë as femër... pa gjini ndoshta...

Shqiptaro-Amerikani02/09/2022 14:19

O liderët e OPOZITËS!! Lërini fjalimet, konferencat e shtypit, hartimet, shtrëngimet e nofullave, kërcënimet dhe përbetimet mediatiko-publike-gazetareske!!! Rama nuk rrëzohet nga pushteti me protesta dhe nuk ikën nga qeveria përveç se me aksione demokratike: me greva, mosbindje civile dhe me kryengritje të fuqishme popullore demokratike mbarëkombëtare. Rrugë tjetër nuk ka!! Prandaj duhet që të mobilizohet dhe të organizohet sa më parë e gjithe opozita politike dhe popullore. Të fillojnë sa më parë procesi i primareve për seleksionimin dhe zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë të bashkive të vendit. Pastaj ky proces të alternohet me protestat e fuqishme, grecat, mosbindjet civile dhe kryengritjet e fuqishme popullore në të gjithë vendin dh jo vetëm në Tiranë!

Shto koment

Denonco