‘E kaluara ime është borë e bardhë’, Meta: Autoriteti i Dosjeve është aneks i qeverisë

‘E kaluara ime është borë e bardhë’, Meta: Autoriteti i Dosjeve është aneks i qeverisë

15:08, 01/09/2022
A+ Aa A-

Në një konference për mediat, Ilir Meta foli për kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta u shpreh se Autoriteti i Dosjeve është kthyer në aneks të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës

“Këtu nuk ka lidhje autoriteti i Dosjeve me mua, Kush e pengoi atë të më thërriste dhe të jepja sqarime. Unë jam hetuar dy herë nga komisionet  e mëparshme dy herë, por ka bërë edhe një deklaratë që në rast se gënjej dhe nuk kam qenë bashkëpunëtor si e përcakton ligji marr përsipër përgjegjësi penale. Autoriteti është aneks i qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. SI mund të nxjerrësh të dhëna që janë sekret dhe ja çon Kuvendit dhe pas tri ditësh i deklasifikon. Pra aty është vënë dorë. Ka pasur tre persona me iniciale I.M. Në regjistër na vinin emrin e babait që mësuesit të mos na ngatërroni. Kush i kërkoi autoriteti verifikimin e Ilir Metës, çfarë urgjence kishte. Kishin bërë gati një projektligj si shpjegohet kjo. për të gjitha shkeljet duhet të përgjigjen penalisht sepse janë bërë pjesë e një manipulimi. Kanë tromaksur edhe kryetaren e Kuvendit, që nuk u tromaks kur falsifikuan edhe firmën e Gramoz Ruçit”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco