Kërpaçi: Një qeverisje për njerëzit nuk duhet të fokusohet për firmat oligarkike!

Kërpaçi: Një qeverisje për njerëzit nuk duhet të fokusohet për firmat oligarkike!

10:06, 17/08/2022
A+ Aa A-

"Çmimet janë shumë të shtrenjta dhe jetesa është e papërballueshme për studentët dhe familjet shqiptare", tha sot Floida Kërpaçi, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë e Lirisë.

Sipas saj, "rritja galopante e korrupsionit nga Kryeministri i cili qeveris prej 10 vitesh ka sjellë pasoja te rënda ekonomike e sociale për të rinjtë dhe familjet shqiptare. Rritja është ndjerë më shumë tek ushqimet e përditshme, karburantet, kostot korrente si uji, dritat, qiraja, por dhe tek transporti publik.

Familjet që janë me qira, janë shumë të shqetësuar nëse do arrijnë të paguajnë dot qiranë muajin tjetër. Shumë studentë që presin të fillojnë vitin shkollor, po hetizojnë dhe po konsiderojnë brakitsjen e shkollimit prej pamundësive ekonomike.

Dimri është tek dera dhe gjëja më e rëndësishme për të gjithë vitin që vjen është ekonomia shqiptare, e si do të përballojmë pasojat e inflacionit në rritje.

Një qeverisje për njerëzit, nuk duhet të fokusohet për koncesionet, firmat oligarkike që përfitojnë paratë publike, por për ato grupe shoqërore të cilët kanë më pak. Si përshëmbull; pensionistët, të papunët, të rinjtë, familjet e mëdha me shumë persona por me pak të punësuar, etj.

Një politikë ekonomike e përgjegjshme, njerëzore dhe sociale, është jetike për momentin dhe Partia e Lirisë e ka alternativën. Është jetike për të mos u përballur me falimentin e Shqipërise dhe të shoqërisë, çfarë do të sillte kriza edhe më të mëdha sociale", ka theksuar Kërpaçi në përfundim.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco