Manjani: Ku i çoni lekët që rripni te nafta për rrugët, o hajdutë?! Rripni 160 milionë euro, harxhoni vetëm 21!

Manjani: Ku i çoni lekët që rripni te nafta për rrugët, o hajdutë?! Rripni 160 milionë euro, harxhoni vetëm 21!

09:32, 17/08/2022
A+ Aa A-

Ylli Manjani ka qenë i pari sot që ka reaguar me indinjatë ndaj lajmit të publikuar nga INSTA se shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve në vend janë dhjetë herë më të ulëta sesa taksa e qarkullimit që qeveria u mbledh qytetarëve.

“Ku i çoni lekët që rripni te nafta për rrugët, o hajdutë?! - ka shkruar Manjani. - Rripni 160 milionë euro për rrugët dhe vetëm 21 milionë harxhoni për to. Ku i çoni, që haram i paçi?! Bah, çfarë hajnie!” ka përfunduar ai.

Në vazhdim, ka publikuar artikullin e botuar sot nga revista e çështjeve ekonomike “Monitor” me titull:

 "Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksa më 2021".

"Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar arritën në 2.6 miliardë lekë. Kjo ishte vlera më e lartë së paku që nga viti 2014.

Fondet për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë vitit 2021 ishin 134 për qind më të larta se në vitin 2020. Rritja e shpenzimeve në këtë zë me 2021 u nxit edhe nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Grafiku bashkëngjitur tregon se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrugëve pësojnë rritje të ndjeshmE në vitet elektorale.

Por qeveria arkëton së paku një vlerë 10 herë më të lartë nga taksa e qarkullimit mbi karburantin, e cila është konceptuar për të paguar mirëmbajtjen e rrugëve nga përdoruesit e saj. Në vitin 2021 arkëtimet nga kjo taksë ishin rreth 160 milionë euro."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO17/08/2022 09:45

Po për haremin i ço! Kujton ti se mbahet pa lekë..çmendje ke z. Manjani...

Shto koment

Denonco