Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Berisha: Dhunimi i votës e bën të pashpresë shoqërinë, pengon ndryshimin

21:40, 16/08/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me mësues të arsimit parauniversitar deklaroi se dhunimi i votës e bën të pashpresë shoëqërinë dhe pengon ndryshimin.

Berisha theksoi se të gjitha problematikat e shfaqura në shoqërinë tonë vijnë si pasojë e dhunimit të votës së lirë.

“Gjithçka që ne numërojmë deri nesër në mëngjes, origjinën e ka tek dhunimi i votës së lirë. Sepse ajo e bën të pashpresë shoqërinë, ajo e pengon ndryshimin.

Në historinë e demokracisë qeveritë kanë platforma të ndryshme. Atyre zgjedhësit u presin faturën sipas mendimeve, vlerësimeve që ato kanë, kurse kësaj qeverie që ka vendosur bandat, paratë e drogës, patronazhistët, kjo qeveri votën pothuajse e ka formalizuar.

Ne dhe në diktaturë votonim çdo katër vjet, atëherë nga frika votonin për diktatorin, sot nuk ka rëndësi sepse e zgjidh ai me paratë e drogës, me patronazhistin.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco