Rama: Në korrik kishim 1.1 milionë pasaporta të huaja, Tirana e dyta pas Antalias

Rama: Në korrik kishim 1.1 milionë pasaporta të huaja, Tirana e dyta pas Antalias

21:06, 10/08/2022
A+ Aa A-

Duke folur gjate nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” për portin e Durrësit, Edi Rama ka folur edhe per sezonin turistik.

Pasi foli për investimet, Rama u ndal edhe te turizmi, teksa u shpreh se, sipas tij, Shqipëria ka shënuar rritje këtë vit, teksa publikoi edhe shifrat.

“Sot paradite ishim në Ankara me presidentin Erdogan. Patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë kam një arsye shumë të fortë që të kthehem në Shqipëri sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, investimesh, ndonjëherë edhe krisjesh në proces. Më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ligjit të veçantë për fillimin e investimin për portin më të madh të Mesdheut. Po diskutonim se e sata kontratë ishte kjo e një investimi në përmsa të konsiderueshme që miku i ynë i shtrenjtë nënshkruan. Pyetjen e bëra unë sepëse ishte ende i zjarrtë nga diskutimi me ekipin negociator.

Është një investim që i kalon 2 miliardë dollarët. Është një investim që vjen si rrjedhojë e një serie hapash. Do ishte e paimagjinueshme jo 50 vjet përpara, por edhe 5 vjet përpara që të kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që filloi të zhvillohej si një vend me vizion për të qenë një vend turistik konkurrues, kur ne filluam të ushtrojmë detyrën.

Jo më larg se sot, i kam këtu, unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES10/08/2022 23:53

A eshte ne rregull nga trute e kokes ky derdimen? Ku i nxjerr keto shifra ky? Apo ia fut si te doje qe t'ia fusi Malit te Zi, Greqise dhe Kroacise?

EO10/08/2022 22:48

Thuhet se janë rreth 100 mijë shtretër hoteleri në gjithë vendin... dhe thotë se 1-7 gusht 482 mijë! Paskan fjetë poshtë urave...

Daj Jaku10/08/2022 22:42

Ky fluturon me prasin në bythë ose gënjen mizorisht. Plazhet janë pothuaj bosh ndërsa ai zl vëndin e dytë në Mesdhe mbas Tuuqisë. Mos harroni se vetëm Sardenja ka trefishin e vijës bregdetare të Shqipërisë me një nivel superlativ, ku askush nuk vret fëmijët me skafe policie që trafikojnë drogë ose pronarë mejhanesh që i turren me thika klientëve.

Jo jo kane qene 7.7777 mln10/08/2022 22:36

Shko mer drogaxhi halesh, dylber rifuxhiosh . Me keq se enveri do perfundosh ne haler e historise

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 10/08/2022 22:31

E hapi thesin k... ka turisti I Sigurimit, klyshi I xhelatit dhe spiunes...

Turisti10/08/2022 21:29

Ne prej tyre me pasaporte te huaj ishte dhe 7 vjeçarja qe vrau komisari juaj ne Vlore. 90% Jane shiptare qe kthehen ne vendlindje per pushime dhe ti i numeron si turiste te huaj. Jane njerez qe kthehen ne vendlindje ne vere per te takuar njerezit e dashur e per tu cmallur. Besoj ikin me te bindur se diten qe u larguan per pajetueshmerine e atdheut te tyre, jo si vend por si qeverisje. Djegesat do marrin parate qe lane lokaleve dhe doganave ketu.

Shto koment

Denonco