‘Opozitarizmi i vërtetë, armiku i Soros’/ Noka: Do ta akomodojë përjetësisht Ramën duke asgjësuar pluralizmin

‘Opozitarizmi i vërtetë, armiku i Soros’/ Noka: Do ta akomodojë përjetësisht Ramën duke asgjësuar pluralizmin

13:33, 09/08/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar në lidhje me agjedën e George Soros në Shqipëri, ku qëllimi i tij nuk janë reformat.

Sipas Nokës, plani i Soros për ta degraduar familjen, shoqërinë dhe shtetin shqiptar nëpërmjet Edi Ramës është vetëm një aspekt dhe se ai kërkon ta akomodojë përjetësisht, duke asgjësuar opozitën.

‘Opozita e vërtetë nuk do të lejojë që Shqipëria të ribëhet shtet njëpartiak!’, shkruan Noka në Facebook.  

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Soros nuk bën reforma.

Soros rehaton qeveritë e korruptuara duke blerë e nënshtruar shoqërinë civile me fuqinë e miliardave të tij.

Miqësia e tij dhe e djalit të tij me Ramën dhe Veliaj nis hershëm.

Plani i tij për ta degraduar familjen, shoqërinë dhe shtetin shqiptar nëpërmjet Edi Ramës është vetëm një aspekt.

Soros kërkon ta akomodojë përjetësisht Edi Ramën, duke asgjësuar opozitën dhe pluralizimin politik.

Opozitarizmi i vërtetë është armiku kryesor i Soros.

Opozita e vërtetë nuk do të lejojë që Shqipëria të ribëhet shtet njëpartiak!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco